24 Tetor 2025, 21:54
Nga M.L
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka shprehur mbështetjen e tij për Florjan Binajn, kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme, i cili ka marrë përkrahjen e PD-së dhe të disa forcave të tjera opozitare. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjekmarkaj e vlerësoi Binajn si një profil qytetar të spikatur, duke e përshkruar si një figurë që vjen përtej politikës tradicionale dhe që lexon më së miri nevojat reale të qytetit.
Deputeti demokrat e krahasoi kandidaturën e Binajt me atë të Ekrem Imamoglu, kryetarit të Bashkisë së Stambollit, duke theksuar se ai përfaqëson një frymë të re qytetare dhe një reagim të ndershëm ndaj problemeve të Tiranës.
Gjekmarkaj: Shoqëria ka pasur një shqetësim të madh për të pasur zërin e saj përtej politikës. Binaj është një profil jashtëzakonisht cilësor, një arkitekt në profesion, një njeri që e lexon më së miri qytetin në dinamikën e tij dhe një artist që me talentin e vet ka prekur të gjitha shqetësimet e mëdha të kësaj shoqërie. Është një familjar i rregullt dhe besoj se po bën një fushatë pozitive.
Më kujton pak Imamoglun në Stamboll, por shpresoj të mos ketë fatin e tij. Binaj flet për ajrin e ndotur, për trafikun, për mungesën e standardeve dhe për shumëçka që shqetëson sot qytetarët e Tiranës. Besoj se është zgjidhja më e mirë dhe e shoh si njeri me perspektivë dhe fitues të Bashkisë së Tiranës,
Çdo njeri që jep pëlqimin në rrjetet sociale, e jep me mendje të vet dhe jo i patronazhuar. Ka një proces të tërë nga pëlqimi në rrjete deri te vota, që edhe OSBE/ODIHR e ka trajtuar si të manipuluar, por unë besoj se qyteti i Tiranës do dijë të reagojë./ Dosja.al
florjan binaj agron gjekmarkaj
Politike
24 Tetor 2025, 21:37
M.L
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është ftuar të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar &ldqu...
Politike
24 Tetor 2025, 20:59
M.L
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nëse nuk ka një marrëveshje për formimin e Qeverisë së ...
Politike
24 Tetor 2025, 20:25
M.L
Nikollo-Zhupa
SARANDË- Manjola Nikollo, ish-drejtuesja e degës së PD-së në Sarandë, ka vendosur të bashkëpunoj...
Politike
24 Tetor 2025, 18:21
M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri n&...
Politike
24 Tetor 2025, 17:13
M.L
Kristian Shkreli, SPAK, foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërg...
Politike
24 Tetor 2025, 16:51
M.L
Armend Zemaj
KOSOVA- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është përfshirë në një in...
Politike
24 Tetor 2025, 16:30
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kandidati i pavarur Florjan Binaj ka takuar sot një çift në kryeqytet, gjatë fushatës për zgjedhjet...
Politike
24 Tetor 2025, 16:20
M.L
Belinda Balluku
ZVICËR- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është...
Politike
24 Tetor 2025, 16:06
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ekspertë të financave, ku theksoi rëndësinë e përf...
Politike
24 Tetor 2025, 15:50
M.L
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANA- Të hënën, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare që do të përfshij&eu...