Politike

Prioritetet kryesore në rrugën e Shqipërisë në BE! Rama takim me ekspertë të financave: “Paqja Fiskale” duhet të hartohet dhe të përmbyllet me sukses

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo nismë do të shërbejë si një sinjal pozitiv për sipërmarrjen, ndërsa mund të sjellë rritje të të ardhurave për arkën e buxhetit të shtetit.

24 Tetor 2025, 16:06 Nga M.L
Prioritetet kryesore në rrugën e Shqipërisë në BE! Rama
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ekspertë të financave, ku theksoi rëndësinë e përfundimit të konceptimit të nismës “Paqja Fiskale” brenda këtij viti, në mënyrë që zbatimi i saj të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo nismë do të shërbejë si një sinjal pozitiv për sipërmarrjen, ndërsa mund të sjellë rritje të të ardhurave për arkën e buxhetit të shtetit.

Rama: Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit.

Sakaq, Ministri i Financave deklaroi se qëllimi i qeverisë është i qartë dhe ambicioz, duke theksuar se “përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.”

Petrit Malaj: Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

edi rama

Sondazh

Poll