24 Tetor 2025, 16:20
Nga M.L
Belinda Balluku
ZVICËR- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shfaqur këtë të premte duke udhëtuar me një nga trenat e linjës Zyrih–Bernë, gjatë vizitës së saj zyrtare në Zvicër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku bëri të ditur se një ekip i ministrisë që ajo drejton do të zhvillojë takime me përfaqësues të hekurudhës zvicerane, për të diskutuar plane të reja bashkëpunimi në fushën e transportit hekurudhor.
Balluku shtoi se gjatë vizitës do të takohet edhe me homologun e saj zviceran, me të cilin do të diskutojë mbi zhvillimin e transportit hekurudhor në Shqipëri, me fokus të veçantë në linjën Tiranë–Durrës, që aktualisht është në proces modernizimi.
“Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Balluku në mbishkrimin e postimit.
"Shumë mirë do ishte që të bënim udhëtimin me tre nga Zvicra në Shqipëri, dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane, ku Shqipëria do të bëhet pjesë, si po bëhet dhe me autostradat. Sot, jemi në udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare, për të bërë një takim bilateral me ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin këtu në Zvicër.
Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bernë, duke provuar kështu efikasistetin që hekurudha ka. Dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, për zhvillimin e transoportit hekurudhor, atë nga Tirana në Durrës", thotë Balluku./ Dosja.al
belinda balluku
Politike
24 Tetor 2025, 16:06
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ekspertë të financave, ku theksoi rëndësinë e përf...
Politike
24 Tetor 2025, 15:50
M.L
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANA- Të hënën, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare që do të përfshij&eu...
Politike
24 Tetor 2025, 15:30
M.L
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për z...
Politike
24 Tetor 2025, 14:19
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeminist...
Politike
24 Tetor 2025, 14:07
E. D
Andrei Kovaçeviç
PUSTEC- Kryetar i komisionit parlamentar në BE për antarësimin e Ballkanit Perëndimor, Andrei Kova...
Politike
24 Tetor 2025, 14:00
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas rezultateve të dala nga raporti i OSBE-ODIHR mbi zgjedhje...
Politike
24 Tetor 2025, 13:52
E.d
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama dështoi për të ndryshuar raportin mbi...
Politike
24 Tetor 2025, 13:42
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se aeroporti i Vlorës është një skandal me p&...
Politike
24 Tetor 2025, 13:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sqaruar se ku e mori vesh lajmin mbi urdhër-arrestin për Kreun e ...
Politike
24 Tetor 2025, 13:13
E. D
Tom Doshi
TIRANË- Kreu i Partisë Social-Demokrate Tom Doshit ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, ku tha se ia mbathi n&eu...