Politike

Largimi nga PD, Nikollo: Përplasjet erdhën për primaret në qarkun e Vlorës! Ina Zhupa përdori ndikimin e saj tek anëtarët e partisë

Në një prononcim për mediat, Nikollo shpjegon se largimi i saj nga Partia Demokratike lidhet me procesin e primareve, të cilin ajo e konsideron të manipuluar, duke e lidhur këtë me ndikimin e deputetes Ina Zhupa. Ajo thotë se pas dorëheqjes, nuk ka pasur më pjesëmarrje në asnjë aktivitet apo mbledhje të PD-së.

24 Tetor 2025, 20:25 Nga M.L
Largimi nga PD, Nikollo: Përplasjet erdhën për primaret në
Nikollo-Zhupa

SARANDËManjola Nikollo, ish-drejtuesja e degës së PD-së në Sarandë, ka vendosur të bashkëpunojë me Bashkinë e qytetit, ku socialistii Oltion Çaçi mban postin e kryetarit, duke marrë detyrën e nënkryetares. Ky vendim ka nxjerrë në pah mosmarrëveshjet e brendshme që prej kohësh shqetësojnë radhët e demokratëve në qytet.

Në një prononcim për mediat, Nikollo shpjegon se largimi i saj nga Partia Demokratike lidhet me procesin e primareve, të cilin ajo e konsideron të manipuluar, duke e lidhur këtë me ndikimin e deputetes Ina Zhupa. Ajo thotë se pas dorëheqjes, nuk ka pasur më pjesëmarrje në asnjë aktivitet apo mbledhje të PD-së.

Nikollo thekson se vendimi për të marrë postin në Bashkinë e Sarandës nuk ka për qëllim përfitime politike personale, por zbatimin e projekteve dhe interesave të qytetarëve. Ajo i bën thirrje demokratëve të mbajnë besim tek angazhimi i saj.

“Të gjithë ju që keni qenë bashkudhëtaret e mi, i dini mirë këto problematikat dhe përplasjet e brendshme që lindën në degën tonë. Përplasjet që u bënë për primaret për deputet për qarkun e Vlorës, i cili u kontestua nga unë dhe disa demokratë në heshtje, pasi pati orientim të votës drejt zonjës Zhupa.

Zonja Zhupa arriti të përdorë ndikimin e saj tek anëtarët e PD-së dhe kjo prishi balancën në këtë proces. Pati ndërhyrje siç ishte rasti i Konispolit, i cili doli i pavlefshëm, apo mosdhënia e listave të anëtarëve që kishin të drejtën e votës.

Duke qenë se unë nuk isha më kryetare e PD-së, për shkak se dhashë dorëheqje për shkak të udhëzimit të dalë nga qendra për primaret, u mor kjo dorëheqje si përjashtim i Manjolës nga këto zgjedhje. Çuditërisht nuk njoftohesha më në asnjë mbledhje dhe asnjë takim të organizuar. Unë jam demokrate.

Manjola futet në atë bashki si demokrate. Të gjithë më njohin shumë mirë dhe më etiketojnë si Manjola e PD-së. Ajo që iu premtoj demokratëve, veçanërisht për ata demkokratë që i kam zhgënjyer, ju lutem kini besim. Jam Manjola që ju keni votuar dhe mbështetur. Jam zëri juaj në atë bashki. Premtoj që do të dal me kokën lart nga ajo Bashki, ku do të mbroj interesat e qytetarëve. Jam këtu për të dhënë kontributin tim”, tha Manjola Nikolo.

manjola nikollo

Sondazh

Poll