Politike

"Më ofendoi me fjalë të papranueshme!" Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi para kamerave

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për një media. Në mes të intervistës, një qytetar i është afruar dhe pas një shkëmbimi fjalësh, deputeti dyshohet se e ka goditur.

24 Tetor 2025, 16:51 Nga M.L
"Më ofendoi me fjalë të papranueshme!" Deputeti i LDK
Armend Zemaj

KOSOVA-  Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik këtë të premte në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës, ku dyshohet se ka goditur me grusht një qytetar. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për një media. Në mes të intervistës, një qytetar i është afruar dhe pas një shkëmbimi fjalësh, deputeti dyshohet se e ka goditur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zemaj ka reaguar duke pretenduar se është ofenduar dhe provokuar nga qytetari, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga publiku deri në sqarimin e plotë të situatës. Sakaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me incidentin. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe verifikimin e versioneve të palëve të përfshira.

Postimi i Armend Zemaj:

Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike.

Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja  është te mos reagoj me emocione.

Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin./ Dosja.al

armend zemaj godet qytetarin

Sondazh

Poll