Aktualitet

Dita e 10 e grevës! Punonjësit e 'Bankers' shkresë zyrtare: Kërkojmë ndërhyrjen e Komisionerit kundër Diskriminit, Avokatit të Popullit dhe ambasadorit të BE

Në dokumentin e dërguar, punonjësit kërkojnë vëmendje dhe përkrahje urgjente për situatën në të cilën ndodhen, duke paralajmëruar se vazhdimi i grevës mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e tyre.

24 Tetor 2025, 18:03 Nga M.L
Dita e 10 e grevës! Punonjësit e 'Bankers' shkresë
Foto ilustruese

MARINZË- Në ditën e dhjetë të grevës së tyre, punonjësit e Bankers Petroleum i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit, si dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Në dokumentin e dërguar, punonjësit kërkojnë vëmendje dhe përkrahje urgjente për situatën në të cilën ndodhen, duke paralajmëruar se vazhdimi i grevës mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e tyre.

Ata bëjnë apel për ndërhyrje institucionale dhe dialog me kompaninë, me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të mosmarrëveshjeve që kanë çuar në grevë.

Dita e 10 e grevës! Punonjësit e 'Bankers' shkresë

Dita e 10 e grevës! Punonjësit e 'Bankers' shkresë

Dita e 10 e grevës! Punonjësit e 'Bankers' shkresë

bankers petroleum

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2025, 14:37 I.A

SPAK thërret Belinda Ballukun të hënën

Belinda Balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se ...