Aktualitet

SPAK thërret Belinda Ballukun të hënën

Ende nuk dihet se cila është çështja për të cilën SPAK ka thirrur Ballukun. 

24 Tetor 2025, 14:37 Nga I.A
SPAK thërret Belinda Ballukun të hënën
Belinda Balluku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se cila është çështja për të cilën SPAK ka thirrur Ballukun. 

Bëhet me dije se prokurori që ka firmosur shkresën për kërkesën ndaj Ballukut është Dritan Prençi. Ndërkohë që nuk dihet se me çfarë statusi e ka thirrur SPAK, Ballukun. 

Belinda Balluku e ushtron detyrën e Zv.Kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019./Dosja.al

belinda balluku spak

Sondazh

Poll