Aktualitet

U ekstradua nga Spanja/ GJKKO konfirmon arrestin në burg për Juxhin Kokën! 31-vjeçari i dha 10 mijë € policit dhe vodhi me të tjerë 200 mijë litra naftë...

Ndaj 31-vjeçarit rëndojnë akuzua si, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. 

24 Tetor 2025, 12:24 Nga E. D
U ekstradua nga Spanja/ GJKKO konfirmon arrestin në burg për Juxhin
Juxhin Koka

TIRANË- GJKKO i ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest me burg" Juxhin Kokës, i cili u ekstradua sot nga Spanja. Koka akuzohet nga SPAK, se në shkurt 2025 në bashkëpunim me persona të tjerë, vodhi 200,000 litra naftë nga anija e ankoruar në portin e Durrësit dhe korruptoi punonjës të Policisë për realizimin e veprës.

Ndaj 31-vjeçarit rëndojnë akuzua si, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. 

Më herët SPAK, bëri me dije se Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i ofruan 10 mijë euro ryshfet punonjësit të policisë Armand Marvataj, me qëllim që ky i fundit të lejonte nxjerrjen e paligjshme të naftës së sekuestruar nga anija.  Nafta kontrabandë u nxorr nga anija më datë 27 janar 2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijes, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata./Dosja.al

juxhin koka

Sondazh

Poll