Aktualitet

EMRI/ Shiste mbi 800 doza kokaine në ditë tek klientë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Angli

I arrestuari është Meltjan Isufi, 34 vjeç me origjinë shqiptare.

24 Tetor 2025, 15:55 Nga E.d
EMRI/ Shiste mbi 800 doza kokaine në ditë tek klientë, arrestohet
Foto ilustruse

ANGLI- Policia angleze ka arrestuar një shqiptar, i cili shiste kokainë në zona të ndryshme të Anglisë. I arrestuari është Meltjan Isufi, 34 vjeç me origjinë shqiptare. Isufi kishte përdorur një dokument identiteti të rremë për të rihyrë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishte qenë i dënuar më parë për vepra penale që lidhen me drogën.
 
Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçari është burgosur për gjashtë vite, pasi krimet e tij u zbuluan pas një hetimi të gjatë policor. Më 23 dhjetor të vitit 2024, policia arrestoi një person në Chester dhe pas një kontrolli në banesën e tij, gjeti një sasi të madhe kokaine. Në një nga pakot e kokainës u gjet ADN-ja e Isufit. Policia angleze ka sekuestruar telefonin e Meltjan Isufit, i cili tregoi se Isufi kishte një bazë klientësh prej mbi 800 personash.
 
"Isufi ishte dënuar tashmë për vepra penale që lidhen me drogën dhe ishte deportuar nga Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, ai zgjodhi të rihynte në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht duke përdorur një dokument identiteti të rremë për të lehtësuar furnizimin me drogë të paligjshme në Chester. Operacioni i tij ishte i sofistikuar dhe ai furnizonte drogë çdo ditë, por Isufi nënvlerësoi këmbënguljen dhe përkushtimin e oficerëve tanë." tha Detektivi Richard Connolley./Dosja.al

angli kokainë chester

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2025, 14:37 I.A

SPAK thërret Belinda Ballukun të hënën

Belinda Balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se ...