Aktualitet

FOTO/ Bllokohen qindra veshje të markave ndërkombëtare të nisura drejt Kosovës

Policia ka ndaluar një kontinier në portin e Durrësit, ku dhe ka gjetur veshje të marka të njohura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein e shumë të tjera.

24 Tetor 2025, 13:08 Nga E.d
FOTO/ Bllokohen qindra veshje të markave ndërkombëtare të
Foto ilustruse

DURRËS- Polica ka bllokuar sot në Portin e Durrësit qindra veshje të markave ndërkombëtare, të cilat ishin nisur drejt Kosovës. Policia ka ndaluar një kontinier në Portin e Durrësit, ku dhe ka gjetur veshje të marka të njohura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein e shumë të tjera. Rrobat u sekuastruan nga autoritetet përkatëse, me dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sipas burimeve paraprake, thuhet se kontinieri me rroba të markave ndërkombëtare ishte nisur nga Kina dhe kishte si destinacion përfundimtar Kosovën. Kjo pasi ky mall ishte porositur nga një biznes në Kosovë. Nga kontrollet e bërë nga policia u gjetën 600 copë xhinse me logon DIESEL, 200 copë xhinse Armani, 200 copë xhinse Armani, 103 copë tuta sportive Armani, 48 copë bluza Diesel, 25 copë xhupa Armani dhe 2 copë xhupa Calvin Klein. Policia ka bllokuar mallin i cili ndodhej në kontinier, ndërsa po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

marka veshje durrës

Sondazh

Poll