24 Tetor 2025, 17:47
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjyqtarët kushtetues, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi vlerësojnë se ndërprerja e parakohshme e mandatit të koleges së tyre, Sonila Bejtja, shkel haptazi parimet e shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike në vend. Sipas tyre, shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka tjetërsuar pa asnjë bazë një praktikë të plotë dokumentare, ka zhbërë betimin e gjyqtarit para Presidentit, si ka përmbysur hierarikën e normave juridike, duke i dhënë vlerë një parashikimi ligjor përballë Kushtetutës.
Vendimi i marrë këtë të Premte për gjyqtaren Bejtja ka shënuar një krisje shumë të fortë mes 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar një nga pikat më të errëta historike në vendimmarrjen e institucionit që, në letër, është garanti kryesor i Kushtetutës. Gjyqtarja Sonila Bejtja ishte emëruar në detyrë si vijuese e mandatit të plotë të ish-gjyqtari Besnik Muçi dhe mandati i saj përfundonte në Shtator 2028.
Por, shumica prej 5 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga Fiona Parajorgji, Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Marjana Semini, vendosi se mandati i saj përfshihej në skemën e përtëritjes 3-vjeçare dhe se ai përfundonte në vitin 2025. Sipas një interpretimi pa bazë kushtetuese, shumica vendosi që mandati i Sonila Bejtja të llogaritej se ka nisur në vitin 2016, kur përfundoi mandati i gjyqtarit Sokol Berberi, vendin e të cilit e zuri Besnik Muçi në vitin 2019.
Shumica e Gjykatës Kushtetuese ka shkuar shumë pas në vite për të justifikuar ndërprerjen anti-kushtetuese të mandatit të gjyqtares Bejtja. Por, vendimi i shumicës, i cili është vetëm dy faqe argument, ka lënë shumë gjurmë, që tregojnë për një vendimmarrje totalisht të padrejtë. Këtë e kanë konstatuar dy gjyqtarët e pakicës, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi, të cilët janë treguar shumë të ashpër me kolegët e tyre.
Në mendimin e tyre, i cili zë pjesën më të madhe të vendimit prej 9 faqesh, gjyqtarët e pakicës shprehen: “Shumica i ka dhënë epërsi parimit të përtëritjes së pjesshme të Gjykatës ndaj një parimi tjetër po kushtetues, atij të kohëzgjatjes së mandatit, por duke mos marrë në konsideratë as parimet e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike”.
Më tej, gjyqtarët Zaçaj dhe Ibrahimi vijojnë: “Gjyqtarja Sonila Bejtja, ka kandiduar, ka pranuar dhe është emëruar si zëvendësuese në një mandat të plotë 9-vjeçar, gjë që as në atë moment dhe as gjatë ushtrimit të këtij mandati nuk është vënë asnjëherë në diskutim as nga organet e emërtesës, as nga ndonjë organ tjetër”.
Sipas tyre, qëndrimi i shumicës dhe interpretimi se mandati fillon në ditën e deklarimit të mandatit kushtetues, e lidhur me datën e mbarimit të mandatit të gjyqtarit që zëvendësohet, “ka zhbërë nenin 125, pika 3 dhe nenin 129 të Kushtetutës, duke asgjësuar betimin përpara Presidentit dhe dekretin si akt, si parakusht për fillimin e detyrës, e vetmja ngjarje me pasoja kushtetuese në fillimin dhe mbarimin e mandatit/qëndrimit në detyrë për 9 vjet të gjyqtarit kushtetues”.
Gjyqtarët Zaçaj dhe Ibrahimi konstatojnë gjithashtu se, për të ndërprerë parakohe mandatin e anëtares Sonila Bejtja, shumica e Kushtetueses ka krijuar koncepte të reja, që bien ndesh me vetë Kushtetutën.
“Kjo Gjykatë, në respekt të parimit të vetëpërmbajtjes, nuk mund të bënte përmes interpretimit të saj atë që vetë kushtetutëbërësi nuk ka dashur ta bëjë”, konkludojnë gjyqtarët në pakicë.
Gjykata Kushtetuese u përfshi në këtë vendimmarrje dhe përplasje, pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi prej saj në janar 2025 që të interpretonte kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve./ Dosja.al
sonila bejtja
Dokumenta bashkëngjitur
Aktualitet
24 Tetor 2025, 16:26
M.L
Sonila Bejtja
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimi...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 16:21
E.d
Michele D’Angelo
FIER - Michele D’Angelo, profesori italian i biologjisë, është liruar pas 75 ditëve paraburgimi n&eum...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 15:55
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Policia angleze ka arrestuar një shqiptar, i cili shiste kokainë në zona të ndryshme të Anglisë. I arre...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 15:00
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar sot pesë persona në Shkodër. Pesë të arrestuarit 30, 36, 29, 36 dhe 23 v...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 14:37
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se ...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 13:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar sot tre persona në Tiranë. Tre të arrestuarit 28, 38 dhe 24 vjeç kanë ushtruar ...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 13:26
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar sot pronarin e një lokali në lagjen 13 Plazh në Durrës. Pronari 32-vjeçar...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 13:08
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Polica ka bllokuar sot në Portin e Durrësit qindra veshje të markave ndërkombëtare, të cilat ishi...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 12:24
E. D
Juxhin Koka
TIRANË- GJKKO i ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest me burg" Juxhin Kokës, i cili u ekstradua sot nga Spanja. ...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 11:56
E. D
Lefter Koka
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia. Ish-min...