Politike

"Ky ishte raporti më damkosës në 33 vite"/ Berisha: Rama dështoi për të ndryshuar raportin mbi farsën elektorale

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit nxorri në pah të gjithë të vërtetat, mbi atë çfarë ai e quan "farsën" elektorale të 11 majit.

24 Tetor 2025, 13:52 Nga E.d

"Ky ishte raporti më damkosës në 33 vite"/ Berisha:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama dështoi për të ndryshuar raportin mbi zgjedhjet elektorale të 11 majit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit nxorri në pah të gjithë të vërtetat, mbi atë çfarë ai e quan "farsën" elektorale të 11 majit.

Kryedemokrati tha se rezultatet e këtij raporti treguan përdorimin e të gjitha resurseve të qeverisë dhe shtetit për të grabitur zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD-së, deklaroi nga zyra e selisë blu se sipas raportit zgjedhjet e 11 majit nuk janë zhvilluar mbi parimin e barazisë dhe se nuk përputhen me standardet ndërkombëtare.

"Ishte ngjarje e një rëndësie shumë të madhe dështimi i plotë i përpjekjeve të jashtëzakonshme të Edi Ramës për të ndryshuar, për të mos thënë për të bllokuar, raportin mbi farsën elektorale të 11 majit. Është në dinjitetin e atyre vëzhguesve dhe drejtuesve të tyre që jo vetëm nuk ndryshuan asnjë pikë dhe asnjë presje nga raporti paraprak, por në një seri çështjesh renditen shumësi faktesh dhe të dhëna me të cilat i dhanë përgjigje përfundimtare Edi Ramës, që u thoshte ku keni fakte për të provuar këto që keni shkruar. Ai që ka sy të lexojë, le të lexojë në faqe të tëra rreshtohen e gjithë batërdia zgjedhore, jo në një apo dy rrethe, por në shumicën e qarqeve të Shqipërisë. E vërteta është se në 33 vite, ky është raporti më damkosës për farsën elektorale të Edi Ramës. Asnjë raport tjetër nuk ka pasur përmasat e denoncimit të farsës si raporti i zgjedhjeve të 11 majit. Janë rreshtuar argumente të pafundme të funksionimit të partisë shtet. Të përdorimit të të gjitha resurseve të qeverisë dhe shtetit për të grabitur zgjedhjet.

Natyrisht raporti nuk mund të shkruajë ato që nuk shkruhen. Jo. Ai ka pasur detyrë, ata burra e gra kanë pasur detyrë të thonë nëse zgjedhjet përputhen me standardet ndërkombëtare apo jo. Dhe ata faktojnë se në një demokraci pluraliste, këto zgjedhje nuk përputhen ndërkombëtare në parimin më themelor të barazisë. Ata faktojnë se u përdorën të gjitha mjetet për të shndërruar një proces elektoral në farsë. Dhe i përshëndes përzemërsisht që i kanë qëndruar kryeministrit në të gjitha qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore në farsën elektorale. Ka një citim timin, ju lutem, vetëm për një moment më duhet ta zbërthej pak. Thotë se Berisha kërcënoi një aleat të Ramës se me datën 11 maj do të shpalleni organizatë terroriste. Fjala ishte për kartelin Troplini. E kam thënë atë dhe unë i përgëzoj. Unë e kam deklaruar se jo vetëm karteli Troplini, por të gjitha do shpallen organizata terroriste. Unë i falënderoj se ata janë në mënyrë absolute degët evropiane të karteleve narkoterroriste të Amerikës Latine. Kjo është e vërteta," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll