Aktualitet

Altin Sinomati porositi atentatin? përgjigjet Ranucci: Organizatat kriminale lëvizin në Romë, narkotrafikanti kishte biseduar...

. Në një intervistë për Euronews Albania, Ranucci tha se, ndonëse një narkotrafikant italian kishte zhvilluar biseda me një vrasës me origjinë shqiptare për ta kërcënuar atë, nuk ka asnjë provë konkrete që lidh ngjarjen me ndonjë grup mafioz shqiptar. Ai theksoi se është marrë nën mbrojtje nga autoritetet.

22 Tetor 2025, 21:46 Nga M.L
Altin Sinomati porositi atentatin? përgjigjet Ranucci: Organizatat
Ranucci

ITALI- Gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci, ka mohuar sot kategorikisht që atentati ndaj makinës së tij dhe asaj të vajzës së tij të ketë lidhje direkte me mafian shqiptare. Në një intervistë për Euronews Albania, Ranucci tha se, ndonëse një narkotrafikant italian kishte zhvilluar biseda me një vrasës me origjinë shqiptare për ta kërcënuar atë, nuk ka asnjë provë konkrete që lidh ngjarjen me ndonjë grup mafioz shqiptar. Ai theksoi se është marrë nën mbrojtje nga autoritetet.

“Siç thashë ne nuk kemi elementet për të thëne se ky akt ka lindur  nga bandat kriminale shqiptare. Janë disa teme që i kemi prekur disa herë, duke folur për organizatat kriminale që lëvizin në Rome. Unë për shembull kam marrë masa mbrojte se një zotëri nga burgu i Padovas, një narkotrafikant lidhur me Ndragheta kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë duke iu kërkuar të më vrisnin mua. Unë kam marrë masa mbrojtje nga shteti dhe unë nuk kam pasur mesazhe materiale nga ana e mafia shqiptare. Çdo lidhje do ishte shume hipotetike e bazuar ne asnjë fakt”, tha Ranucci. 

sigfrido ranucci

Sondazh

Poll