Aktualitet

A dyshoni te mafia shqiptare për atentatin? Flet gazetari Ranucci: Nuk besoj se janë kaq idiotë, nuk kam arsye...

Në një intervistë Euronews Albania, Ranucci tha se kanë kryer një investigim para disa kohësf për mafian shqiptare, duke shtuar se nuk beson se janë aq idiotë dhe me kaq ide të paqarta.

22 Tetor 2025, 21:06 Nga M.L
A dyshoni te mafia shqiptare për atentatin? Flet gazetari Ranucci: Nuk
Ranucci

ITALI- Gazetari i njohur investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci deklaroi sot se nuk beson se mafia shqiptare ka lidhje me atentatin ndaj dy makinave të tij. Në një intervistë Euronews Albania, Ranucci tha se kanë kryer një investigim para disa kohësf për mafian shqiptare, duke shtuar se nuk beson se janë aq idiotë dhe me kaq ide të paqarta.

“Nuk besoj se mafia shqiptare të ketë lidhje me atentatin. Anti-mafia në Itali bëmë një investigim për mafian shqiptare, por nuk i di detajet. Në këto momente nuk kam asnjë element për ta thënë pas kaq shumë kohësh, sepse do rihapte atë temë. Nuk besoj se mafia shqiptare është kaq idiote dhe nuk ka ide të qartë. Mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera. Në këto momente s’kam asnjë element. Nuk kam asnjë arsye ta lidh me këtë shqiptar,” tha Ranucci.

sigfrido ranucci

Sondazh

Poll