Aktualitet

"Vrasës shqiptarë donin të më eleminonin", gazetari Ranucci: Kam marrë mbrojtje, i burgosuri i lidhur me 'Ndragheta'-n...

Në një intervistë Euronews Albania, Ranucci zbuloi se është kërcënuar nga një mafioz në Padova, i cili, sipas tij, kishte porositur vrasës shqiptarë për ta kërcënuar. Më tej ai shtoi se përë këtë rast kishte marrë mbrojtje dhe theksoi se nuk ka pasur kërcënime nga mafia shqiptare. 

22 Tetor 2025, 21:42 Nga M.L
"Vrasës shqiptarë donin të më eleminonin",
Ranucci

ITALI- Gazetari i njohur investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci deklaroi sot se disa vrasës shqipatr kanë dashur ta eleminonin. Në një intervistë Euronews Albania, Ranucci zbuloi se është kërcënuar nga një mafioz në Padova, i cili, sipas tij, kishte porositur vrasës shqiptarë për ta kërcënuar. Më tej ai shtoi se përë këtë rast kishte marrë mbrojtje dhe theksoi se nuk ka pasur kërcënime nga mafia shqiptare. 

“Siç thashë, ne nuk kemi elementë që tregojnë se ky ka qenë një akt që ka lindur nga bota kriminale shqiptare. Ne kemi folur edhe për organizatat kriminale në Romë. Unë, për shembull, kam marrë masa mbrojtëse, sepse një i burgosur në Padova, i lidhur me ‘Ndrangheta-n, kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë që të më vrisnin mua. Edhe kjo ishte arsyeja. Nuk kam pasur kërcënime nga mafia shqiptare,” tha Ranucci.

sigfrido ranucci

Sondazh

Poll