Bota

Raport alarmues i OKB-së për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit do të arrijë nivelin më të lartë historik në vitin 2024

Ndonëse ndër vite ka pasur progres në përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, përsëri gazet serrë janë në rritje.

22 Tetor 2025, 17:55 Nga E.d
Raport alarmues i OKB-së për ndryshimet klimatike: Përdorimi
Foto ilustruse

SHBA- Një raport i publikuar nga Kombet e Bashkuara ka dalë në përfundimin se emetimet e gazrave serrë janë rritur në rang global. Ndonëse ndër vite ka pasur progres në përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, përsëri gazet serrë janë në rritje. Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat huaja, përdorimi global i qymyrit arriti një nivel rekord vitin e kaluar, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të kaluar në energji të pastër.

Përdorimi i qymyrit në prodhimin e energjisë elektrike ka rënë, ndërsa burimet e energjisë së rinovueshme janë rritur me shpejtësi. Rritja e përgjithshme e kërkesës për energji elektrike ka rezultuar në një rritje të përgjithshme të përdorimit të qymyrit, sipas raportit të publikuar nga OKB-ja. Raporti thotë se shumë vende nuk po i përmbahen objektivave të tyre për uljen e emetimeve të gazrave serrë, të cilat janë ende në rritje.
 
Nëse bota do të arrijë emetime neto zero të karbonit deri në vitin 2050, me qëllim që të kufizojë ngrohjen globale në 1.5°C mbi nivelet para-industriale, siç përcaktohet në marrëveshjen e Parisit për klimën, atëherë më shumë sektorë duhet të përdorin energji të rinovueshme në vend të naftës, gazit ose lëndëve të tjera djegëse fosile.

Shumica e qeverive synojnë të ndalojnë gradualisht përdorimin e qymyrit pas angazhimeve të vitit 2021. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, festoi tejkalimin e 1 miliard ton prodhimit të qymyrit këtë vit, ndërsa në SHBA, Donald Trump e ka shpallur ndryshimin e klimës një mashtrim. Përpjekjet e Trump për të eliminuar financimin dhe stimujt për kalimin në burime energjie me karbon të ulët, do të kenë një ndikim në të ardhmen.

Lajmi i mirë është se prodhimi i energjisë së rinovueshme është rritur sipas raportit, i cili zbuloi se energjia diellore është burimi i energjisë me rritjen më të shpejtë në histori. Bota po ecën shumë ngadalë për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit. Emetimet industriale janë gjithashtu një shqetësim. Sektori i çelikut po rrit intensitetin dhe sasinë e karbonit të emetuar, pavarësisht përpjekjeve të disa vendeve për të adoptuar teknologji me emetime të ulëta./Dosja.al

shba qymyr gaze serë

Sondazh

Poll