AfD spiunon për Rusinë? Tronditet politika gjermane, akuza e fortë e ministrit: Rusia ushtron hapur ndikimin e saj brenda Parlamentit...
Foto ilustruese GJERMANI- Një deklaratë e rëndë ka tronditur politikën gjermane këtë të mërkurë, ku minis...
Paralajmërimi i parë shkon për Tajlandën, Laosin dhe Vietnamin, Kamboxhian, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin.
ANGLI - Anglia ka shtuar në listën e Ministrisë së Jashtme tetë vende, të cilat paraqesin rrezik për helmimin me metanol nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të kontaminuara. Sipas mediave të huaja Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda janë përfshirë në udhëzimet e përditësuara të udhëtimit pas incidenteve, që patën britanikë në këto vende.
Paralajmërimi i parë shkon për Tajlandën, Laosin dhe Vietnamin, Kamboxhian, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin. Kjo vjen pasi një numri incidentesh shkaktuan vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar. Ministritë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar iu kanë bërë thirrje udhëtarëve të tregohen të kujdesshëm ndaj shenjave të helmimit. Këtu përfshijnë gjendje të tilla si shikimi i turbullt dhe konfuzioni, të cilat mund të çojnë në sëmundje të rënda dhe deri në humbje të jetës. Metanoli është një kimikat industrial, i cili gjendet në lëngun e larjes së xhamave. Ky është një kimikat, i cili është shumë toksik dhe nuk është për konsum njerëzor.
Por është konstatuar që disa bare dhe shitës ambulantë e përziejnë atë me pije dhe kokteje me bazë alkooli për të ulur kostot. Ministria e Jashtme ka filluar një fushatë të re reklamuese dhe kanë përditësuar faqet e tyre të këshillave për udhëtime. Ato ka dhënë informacion mbi njohjen e simptomave dhe uljen e rreziqeve të helmimit me metanol. Shtetasve britanikë që shkojnë jashtë vendit u këshillohet të blejnë pije të mbyllura nga lokale të licencuara, të shmangin alkoolin e bërë në shtëpi dhe pijet alkoolike të përziera.
Gjithashtu atyre u këshillohet të kenë kujdes për shenjat paralajmëruese të helmimit, të cilat përfshijnë të përziera, të vjella, marramendje dhe konfuzion. Ekspertët thonë se helmimi nga metanoli mund të ngjajë me helmimin nga alkooli. Njerëzit me shenja të helmimit nga metanoli duhet të kërkojnë menjëherë kujdes mjekësor. Një britanike, e cila kishe bërë disa kohë më parë një vizitë në Japoni, ka thënë se turistët nuk ishin në dijeni të rreziqeve të mundshme. Muajin e kaluar, aktivistët dhe familjet e disa britanikëve që kanë vdekur nga helmimi me metanol jashtë vendit, u takuan me anëtarë të industrisë së udhëtimeve dhe deputetë në parlament.
"Helmimi nga metanoli mund të vrasë. Mund të jetë e vështirë të zbulohet kur pirja e alkoolit dhe simptomat e hershme pasqyrojnë helmimin e zakonshëm me alkool. Kur udhëtarët ta kuptojnë rrezikun, mund të jetë tepër vonë." tha Hamish Falconer, ministri i Ministrisë së Jashtme./Dosja.al
Foto ilustruese GJERMANI- Një deklaratë e rëndë ka tronditur politikën gjermane këtë të mërkurë, ku minis...
Foto ilustruese SERBI- Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, e përshkroi incidentin me të shtënat dhe zjar...
Foto ilustruse PALESTINË- Hamasi ka deklaruar se do të ndalojë ekzekutimet publike. Disa ditë më parë Hamasi liroi trupat e d...
54-vjeçarja GREQI- Brutaliteti me të cilin 18-vjeçari vrau nënën e tij në Trikala ësht&e...
Foto ilustruese FRANCË- Nata e parë e Nicolas Sarkozy-t në burgun Chantepie, i vendosur në arondissementin e 16-të t&eum...
Fotol ilustruse GJERMANI- Politikanët e CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve kanë akuzuar AFD-në për spiunazh për t...
Foto ilustruse IZRAEL- Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance është takuar në Izrael me kryeministrin izraelit Ben...
foto ilustruese UKRAINË- Rusia ka kryer sulme të mëdha me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, duke i vrarë të paktën g...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e...
pamje nga vendngjarja SERBI- Një incidet i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përpara godinës së Parlamentit në Beo...