Bota

Gjermani/ Politikanët e CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve akuzojnë AFD-në për spiunazh

Mediat e huaja shkruan se Kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Bundestagut tha se Rusia po përdor ndikimin e saj në AFD.

22 Tetor 2025, 15:11 Nga E.d
Gjermani/ Politikanët e CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve
Fotol ilustruse

GJERMANI- Politikanët e CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve kanë akuzuar AFD-në për spiunazh për tja dhënë Rusisë. Mediat e huaja shkruan se Kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Bundestagut tha se Rusia po përdor ndikimin e saj në AFD. Sipas tij ajo po e përdor për të vjedhur informacione

"Rusia sigurisht që po përdor ndikimin e saj të dukshëm në parlament, veçanërisht në AFD, për të spiunuar dhe vjedhur informacione të ndjeshme. AFD me mirënjohje po e lejon veten të lidhet me karrocën e Putinit për këtë tradhti, tha kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Bundestagut Mark Heinrichmann.

Ai theksoi se Kremlini është i interesuar vetëm për këtë parti për qëllime lufte hibride. Ndërsa zëvendëspresidenti i Komisionit Konstantin von Notz, nga të Gjelbrit tha AFD po dëmton vendin duke u bërë me vetëdije një zëdhënës i diktatorëve të botës.

"AFD po dëmton vendin tonë duke u bërë me vetëdije një zëdhënës i diktatorëve të botës dhe duke sjellë narrativat e tyre në debatin publik dhe në parlamentet tona", tha z. von Notz.

Ministri i Brendshëm i Turingisë, Georg Meyer tha se shikon këtë si një aspekt tradhtie tek AFD-ja. Kjo sipas tij kjo do të përbënte edhe bazën për ndalimin e saj. Sipas tij, AFD po punon me porosi të Kremlinit. Meyer tha se AFD është qartësisht e interesuar në hetimin dhe mbledhjen e informacionit në një mënyrë të strukturuar.

"Prej ca kohësh, kemi vënë re me shqetësim në rritje se AFD po abuzon me të drejtën e saj parlamentare për të bërë pyetje me qëllim që të hetojë konkretisht infrastrukturën tonë kritike. E njëjta gjë vlen edhe në nivel federal. Ata janë veçanërisht të interesuar në IT, infrastrukturën dixhitale, transportin e pajisjeve ushtarake, pajisjet policore, procedurat e zbulimit dhe mbrojtjes së dronëve, infrastrukturën e transportit, furnizimin me ujë dhe energji. Është pothuajse e pashmangshme që AFD po punon mbi një libër porosish të Kremlinit”, tha Georg Maier./Dosja.al

gjermani rusi spiunazh

Sondazh

Poll