Bota

Pas presionit dhe kërcënimeve nga SHBA, Hamasi ndalon ekzekutimet publike

Kjo erdhi pas presionit të bërë nga Shtetet e Bashkuara për, të shmangur një përshkallëzim që mund të prishte armëpushimin në Gaza.

22 Tetor 2025, 16:29 Nga E.d
Pas presionit dhe kërcënimeve nga SHBA, Hamasi ndalon ekzekutimet
Foto ilustruse

PALESTINË- Hamasi ka deklaruar se do të ndalojë ekzekutimet publike. Disa ditë më parë Hamasi liroi trupat e dy pengjeve të tjera izraelite. Kjo erdhi pas presionit të bërë nga Shtetet e Bashkuara, për të shmangur një përshkallëzim që mund të prishte armëpushimin në Gaza.

Sipas mediave të huaja zyrtarët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të sigurojë që çdo përgjigje ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit nga Hamasi, të jetë proporcionale për të shmangur prishjen e marrëveshjes.

Paralajmërimi vjen pas përleshjeve të dhunshme midis dy palëve në ditët e fundit. Izraeli goditi dhjetëra objektiva të Hamasit të dielën, pasi një sulm i Hamasit la të vdekur dy ushtarë izraelitë. Por, Hamasi mohoi çdo përfshirje në sulm. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Hamasi po shkelte armëpushimin dhe paralajmëroi se nëse ata nuk e zgjidhin këtë do të ndërhynte vetë.

Ai tha gjithashtu se disa vende janë të gatshme të ndihmojnë në shkatërrimin e Hamasit nëse ai vazhdon të shkelë marrëveshjen. Pas paralajmërimeve të presidentit amerikan, Hamasi vendosi të ndalonte ekzekutimet publike të anëtarëve të bandave rivale. Këtë e bëri duke argumentuar se veprime të tilla mund t'i jepnin Izraelit një pretekst për të vazhduar luftën./Dosja.al

hamasi gaza izrael

Sondazh

Poll