Politike

"Isha 28- vjeç kur u largova nga vendi im i vogël", Linda Rama pjesë e 'Forumit për Politikat dhe Sigurinë Globale': Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

Në fjalën e saj, Linda solli një reflektim personal mbi përvojën e parë jashtë Shqipërisë dhe ndikimin e globalizmit në transformimin e vendit ndër vite. Linda Rama theksoi se globalizmi ka sjellë afrimin e njerëzve dhe krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim ndërkombëtar.

21 Tetor 2025, 20:15 Nga M.L
"Isha 28- vjeç kur u largova nga vendi im i vogël", Linda
Linda Rama

ANGLI- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka mbajtur një fjalim gjatë një darke zyrtare me pjesëmarrës nga formimi ndërkombëtar për siguri dhe politika globale. Në fjalën e saj, Linda solli një reflektim personal mbi përvojën e parë jashtë Shqipërisë dhe ndikimin e globalizmit në transformimin e vendit ndër vite. Linda Rama theksoi se globalizmi ka sjellë afrimin e njerëzve dhe krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim ndërkombëtar.

Ajo u ndal edhe te roli i teknologjisë, duke veçuar komunikimin online dhe inteligjencën artificiale si mjete që kanë ndihmuar vende si Shqipëria në përmirësimin e imazhit të tyre në arenën globale. Linda tha se shoqëritë po përpiqen që të përshtaten me ndryshimet që u ka sjellë globalizimi.

"Isha 28- vjeç kur kalova kufirin dhe u largova nga vendi im i vogël, ishte hera e parë që mbajta karmonedhën e parë të dollarit amerikan dhe bëra këmbimin e parë me këtë monedhë. Në atë moment bota e lirë po ndiqte ëndrrën e saj të madhe që ishte globalizmi, pa mure ka kufi. Ndërkohë që ne arratiseshim nga komunizmi ju ëndërronit fshatin global. Askush prej nesh nuk e dinte se çfarë e priste.

Për dikë që ka jetuar në një vend që ka prodhuar më shumë histori sa mund të tretë. Sot di më shumë të gjithë ne dimë më shumë edhe pse nuk do të kthehesha kurrë pas. Ne i dimë avantazhet globalizmit i ka lidhur njerëzit në mënyra të paimagjinueshme. Muzika, filmi dhe arti sot udhëtojnë të lirë, ndërsa na kanë bërë që të njohim njëri-tjetrin më mirë.

Komunikimi është më i shpejtë se kurrë më parë dhe inteligjenca artificiale janë avantazhe për vende si yni. 12 milionë vizitorë erdhën vitin e kaluar në një vend me më pak se 3 milionë banorë. Shqipëria po rizbulon vendin e saj në historinë globale. Integrimi ynë europian do të kishte mbetur i kufizuar në një ëndërr që zbehej nëse nuk do të kishim ndarë ecurinë e pareshtuar që solli globalizmi.

Ende nuk kemi mësuar si të jetojmë dhe sillemi globalisht në këto rrethana të reja. Nuk mund të dinim si, dhe ne nuk dimë mjaftueshëm. Por si reflektimi ashtu edhe të nxiturit janë qenë të papërmbajtshëm, matur me shkallën e gjerë të rritjes së globalizimit. Përpiqemi të menaxhojmë një botë tejet komplekse dhe dinamike me praktika, bindje dhe krisma të së shkuarës, në vend që ta kuptojmë e përshtatemi me të. Apo jetojmë ende në botën e globalizimit? Po, po jetojmë, sepse, siç thotë Tony Blair, globalizmi është një realitet," tha Linda Rama.

linda rama

Sondazh

Poll