Politike

"Trump ka gjithmonë të drejtë", Rama në Londër: Na ka bërë të humbasim lidhjen me realitetin e botës

Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama tha se kur Trump sulmon atë që çka qenë deri tani rendi shumëpalësh ka një argument.

21 Tetor 2025, 19:25 Nga E.d
"Trump ka gjithmonë të drejtë", Rama në
Edi Rama

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se Presidenti i Amerikës Donald Trump ka të drejtë për marrjen e mineraleve në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama tha se kur Trump sulmon atë që çka qenë deri tani rendi shumëpalësh ka një argument.

'Po të më pyesësh a ka Trump të drejtë? Ç’përgjigjje të mundshme doni përveçse Trump ka të drejtë. Dëgjoni, më kujtohet gjithmonë diçkamjaft e mençur dhe e bukur që dikur tha Klinton. Ai tha osedeklaroi që rendi shumëpalësh është në interesin tonë dhe duhettë bëjmë gjithçka mundemi për ta forcuar këtë rend shumëpalëshsot, që jemi vendi i parë sepse rendi shumëpalësh do të nandihmojë shumë kur të jemi vendi i dytë. Unë besoj fort që rendishumë palësh nuk do të zhduket, po përballet me një moment shumë të vështirë, por është një moment që sigurisht rrjeti i institucioneve që përfaqësojnë objektivin e botës për rend shumë palësh po vihen në pikëpyetje dhe kjo të vënit në pikëpyetje do të ndihmojë që ky rrjet të ri shpiket, që këto institucione të ri shpiken për ta sjellë rendin shumë palësh në një nivel tjetër.

Është e dukshëm qartë që rendi shumëpalësh ka qenë dobiprurës në shumë drejtime, por po kështu është kaq e qartë që kur Trump për shembull sulmon institucione që përfaqësojnë atë çka ka qenë deri më tani rendi shumë palësh ka një argument', tha Rama./Dosja.al

edi rama bashkimi europian angli

Sondazh

Poll