Politike

Takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj: Duhet koalicion i madh i qytetarëve të ndershëm!

Binaj thekson se kryefjala e takimit ka qenë dhënia fund e rrënimit të qytetit nga betoni dhe korrupsioni.

21 Tetor 2025, 19:36 Nga M.L
Takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj: Duhet koalicion i madh
Foto ilustruese

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë pamje nga takimi me koordinatorët politikë të të gjithë spektrit opozitar në vend. Binaj thekson se kryefjala e takimit ka qenë dhënia fund e rrënimit të qytetit nga betoni dhe korrupsioni.

“Duhet një koalicion i madh i qytetarëve të ndershëm dhe partive politike opozitare”, shkruan Binaj.

Në takimin e sotëm morën përfaqësues të të gjitha partive opozitare, ku spikatën edhe Ermal Hasimja një tjetër emër i përfolur në garën paraprake para se opozita të mbështeste Binajn. PD, PL, PAA, PR, Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje garantuan Binajn për mbështetjen gjatë fushatës.

florjan binaj kandidat per bashkine tirane

Sondazh

Poll