Politike

“Për shqiptarët BE është si një fe", Rama në Londër: Britanikët janë ende në fazë mohimi, do ta kuptojnë si ndihesh jashtë BE-së

Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama tha për shqiptarët Bashkimi Europian është një hapësirë paqeje dhe sigurie.

21 Tetor 2025, 19:27 Nga E.d

 

“Për shqiptarët BE është si një fe", Rama
Edi Rama

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se për shqiptarët BE është si një fe. Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama tha për shqiptarët Bashkimi Europian është një hapësirë paqeje dhe sigurie. Rama tha ne ndonëse vendi ka një politikë shumë të politizuar, përsëri kur vjen puna të Bashkimi Europian të gjithë kanë një mendim.

Kreu i qeverisë u shpreh nga Mbretëria e Bashkuar se mendon se BE është projekti më i mrekullueshëm që është krijuar nga njeriu kur vjen fjala për politikën. Rama nuk la pa hedhur as batuat drejt Britanisë së Madhe, duke thënë se britanikët po fillojnë ta kuptojnë se si ndihesh kur je jashtë BE, por ende janë në një fazë mohimi.

Rama: BE është një hapësirë paqeje dhe sigurie. Për ne në Shqipëri BE është aq një fe. 92% e njerëzve duan që Shqipëria të jetë në BE. Është e jashtëzakonshme sepse kemi një politike kaq të polarizuar dhe është e vështirë të kemi të njëjtin mendim se sa është ora. Kur vjen fjala të BE, nuk ka asnjë dyshim, të gjithë duan të jenë pjesë.

Jo se jemi naivë, por sepse në kemi ende të freskët në kujtesë se si dukeshin gjërat jashtë BE. Besoj se Britanikët po fillojnë ta kuptojnë se si ndihesh kur je jashtë, por ende janë në një fazë mohimi. Kur ta kuptojnë plotësisht, atëherë shpresojë që do të detyrohen të vijnë të reformojnë BE.

Mendoj se BE është projekti më i mrekullueshëm që është krijuar nga njeriu kur vjen fjala për politikën. Pikëpyetja më e madhe është sa kapacitet do të ketë për ta përfunduar këtë projekt, për të krijuar Shtetet e Bashkuara të Evropës, duke ruajtur hapësirën vetjake të secilit vend, por duke pasur edhe një arkitekturën shumë të më të fortë të jetuarit së bashku.

Kjo është zgjedhje për ne. Askush nuk na ka detyruar të jemi pjesë e BE, ne duam të jemi pjesë pikërisht sepse duam të kemi lirinë për të pasur të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, gjithçka që është e mishëruar në  ekzistencën e BE./Dosja.al

edi rama bashhkimi europian angli

Sondazh

Poll