Politike

Lufta Ukrainë-Rusi/ Rama: Tani situata ka ndryshuar dramatikisht! Është legjitime të mbështesësh Kievin, Europa s’ka ende një plan paqeje

Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama tha është legjitime të mbështesësh Kievin, integritetin e tij territorial dhe të kundërshtosh marrjen me forcë të një toke nga një vend si Rusia.

21 Tetor 2025, 19:10 Nga E.d
Lufta Ukrainë-Rusi/ Rama: Tani situata ka ndryshuar dramatikisht!
Edi Rama

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra, se Europa nuk ka një plan paqeje për Ukrainën. Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama tha është legjitime të mbështesësh Kievin, integritetin e tij territorial dhe të kundërshtosh marrjen me forcë të një toke nga një vend si Rusia.

Kreu i qeverisë, tha nga Mbretëria e Bashkuar se është e çuditshme të mbështesësh Ukrainën me armë dhe të mos kesh një plan paqeje për të. Rama tha se duhet një plan si duket kjo paqe. Pasi sipas tij mungesa e kësaj, i bën të varur nga çdo gjë që do bëjë Uashingtoni.

"Agresioni rus në Ukrainë për disa vite, Europa e vuri veten në autopilot. Tani situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që tha Orban se duhet një armëpushim ishte një fjalë e papranushme dhe kur e përmendi Trump u bë e pranueshme dhe të gjithë filluan që të kërkonin një armëpushim por mesa duket shumë vonë. Ajo që më vonë është se deri sot Europa s’ka një plan paqe të vetin. Është legjitime të mbështesësh Ukrainë dhe integritetin territorial dhe të kundërshton marrjen me forcë të një cope toke nga një vend tjetër, ndërsa po mendojmë të riarmatosemi dhe të mbështesim Ukrainën me armë ngjanë e çuditshme se nuk kemi një plan paqeje. Na duhet një plan si duket kjo paqe. Mungesa e tij na bënë të varur nga çfarë do gjë që do bëjë Uashingtoni’', tha Rama./Dosja.al

edi rama ukraina europa

Sondazh

Poll