Politike

"Duhet të hapni 'veshët', Europa në një moment kritik", Rama në Londër: Shembulli i ‘Brexit', vetëvrasja më e paimagjinueshme...

Gjatë fjalës së tij në në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama u shpreh duhet një reflektin nga ana e Europës duke parë se çfarë po ndodh me të.

21 Tetor 2025, 18:42 Nga E.d

"Duhet të hapni 'veshët', Europa në një

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se Europa ndodhet në një moment kritik. Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama u shpreh duhet një reflektin nga ana e Europës duke parë se çfarë po ndodh me të.

Rama tha vendet e Azisë, të Jugut Global dhe vendet arabe po e shohin Europën si një gjigand të vjetër dhe të lodhur. Kryeministri Rama deklaroi nga Londra se në më pak se 20 vite, Kina do të ketë dyfishin e ekonomisë së Europës.

“Besoj se nëse dikush do të kuptojë pak më mirë çfarë ndodh me Europën, duhet të hapë veshët dhe të dëgjojë të tjerët jashtë Europës. Të dëgjojë mendjet e mëdha dhe të ndritura të Azisë, të Jugut Global, të vendeve arabe dhe të gjithë ata e shohin Europën si një gjigand të vjetër, të lodhur që nuk është më të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar. Në më pak se 20 vite, Kina do të ketë dyfishin e ekonomisë së Europës.

Europa ndodhet në një moment kritik, sepse duhet të ndajë mendjen për të plotësuar dhe për të përfunduar projektin e etërve themelues, që është projekti më i jashtëzakonshëm që qenia njerëzore politike ka krijuar, apo të ecë në një drejtim më katastrofike dhe të ndjekë shembullin e ‘Brexit’, vetëvrasja më e paimagjinueshme që mund të shihje drejtpërdrejt”, tha Rama./Dosja.al

forum edi rama europa

Sondazh

Poll