Politike

Siguria dhe politikat globale! Rama nga Londra: Të luash me migracionin me mënyrën se si po luhet është e rrezikshme, pasi dikush që quhet Suela...

Nga Londra Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se ish-sekretarja e Brenshme britanike Suela Braverman, veçoi komunitetit shqiptar në mënyrën më të gabuar të mundshme. 

21 Tetor 2025, 18:39 Nga E.d
Siguria dhe politikat globale! Rama nga Londra: Të luash me migracionin me
Edi Rama

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Londra se të karakterizosh migracionin si problem është gabim. Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, Rama u shpreh se migracioni nuk është problem, por  është pjesë e zgjidhjes. Rama tha se ish-sekretarja e Brendshme britanike Suela Braverman, veçoi komunitetin shqiptar në mënyrën më të gabuar të mundshme. 

Në fund, Rama deklaroi se të luash me migracionin në mënyrën se si po luhet është e rrezikshme, sepse është shumë ndikuese.

“Unë kam pritjen të besoj, që të veçosh Nigel Farage si problemin praktikisht është tu largohesh rrënjëve. Nuk është problemi, është pasqyra ku njerëzit mund të shohin në mënyrë teatrale disa prej problemeve, Unë nuk besoj se ai ka zgjidhjet, dhe ska aspak dyshim që zgjidhja është të shfaqesh atë si kokën e turkut apo problemin kryesor, zgjidhja është ti shohësh problemet ashtu siç janë dhe të gjesh mënyrën se si mund ti trajtosh, që të riorganizosh njerëzit me politikën dhe ti bësh njerëzit të besojnë sërish te njerëzit të besojnë te ky vend i madh.

Ta karakterizosh migracionin si problemin është gabim migracioni nuk është problem, migracioni është pjesë e zgjidhjes besoj unë dhe sigurisht më tej është rëndësishme të bëhet dallimi midisi asaj që është e dëmshme dhe asaj që është dobiprurëse. Pak kohë më parë vizitova këtë qytete, pasi dikush që quhet Suela Braverman, veçoi komunitetit shqiptar në mënyrën më të gabuar të mundshme. Të luash me migracionin në mënyrën se si po luhet është e rrezikshme, sepse është shumë ndikuese. Pra, dëmton vlerat që e kanë bërë vetë Mbretërinë e Bashkuar atë vend demokratike ku bashkëjetohet, sepse shndërrohet në luftë kulturash”, tha Rama./Dosja.al

edi rama samit migracion

Sondazh

Poll