21 Tetor 2025, 15:55
Nga E.d
Edi Rama
BRITANIA E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot nga Londra se procesi i integrimit të Shqipërisë drejt BE është një proces teknik dhe politik. Gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama tha se për këtë nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektet teknike në çdo fazë të saj.
Kryeministri Rama ka thënë se nuk dëshiron që Shqipëria të cilësohej si pararendëse. Kjo pasi kjo sipas tij është një term, i cili mund të ngjallë mëri tek vendet e tjera.
Rama: Procesi i integrimit është binar nga njëra anë, është tërësisht teknik dhe nga ana tjetër është politik. Por një gjë është e sigurte, ti nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektet teknike në çdo fazë. Mund të plotësosh të gjitha aspektet teknike në të gjitha fazat dhe mund të përballesh mbështetje politike, kjo është e qartë. Kjo është ajo që në një moment të caktuar në kohë, e bëri BE të shfaqej si një hipokrite e madhe për ne, sepse ajo që thonin nuk përputhej me faktet.
Nuk po jepnin rezultate sepse Evropa është një paciente me 27 doktorë, ishin 28, por njëri prej tyre u shmang dhe iu desh të merrte një tjetër kurë. 27 të tjerët ranë dakord më vonë dhe pak nga këta doktorë për tre herë më radhë nuk ka lanë të merrnim pjesë. Më kujtohet disa vite më parë ishim tjetër, nuk ishim as pararendëse, sot na thonë që jemi pararojë.
U them që të mos ma thonë më, sepse ndez një lloj mëri tek të tjerët. Ku bëhet fjalë për pakënaqësinë, ne jemi ballkanas, pa xhelozi, pa mëri për njëri-tjetrin, pa gjykimin e suksesit të tjetrit nuk do ishim këtu ku jemi. Lajmi i mirë është se nuk jemi vetëm në këtë botë. Kudo është kështu./Dosja.al
angli edi rama integrim
Politike
21 Tetor 2025, 15:52
E.d
Edi Rama
BRITANIA E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta sot në Londër, lidhur me emigrantët shqiptarë n&eum...
Politike
21 Tetor 2025, 15:35
E.d
Edi Rama
BRITANIA E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se Evropa po "bërtet" me të madhe rëndësinë...
Politike
21 Tetor 2025, 15:33
E.d
Edi Rama
BRITANIA E MADHE- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria po ecën më mirë se vet Europa, në integrimin e saj...
Politike
21 Tetor 2025, 14:52
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi të martën dhjetëra amendamente që ...
Politike
21 Tetor 2025, 14:09
I.A
Takimi
TIRANË- Komisioni i Venecias ka kërkuar ditën e sotme që partitë politike mos të ndryshojnë Kodin Zgjedhor sa her...
Politike
21 Tetor 2025, 14:06
E. D
Ted Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Liria, Ted Blushi deklaroi se arrestimi i Ilir Metës ishte një rrë...
Politike
21 Tetor 2025, 13:29
I.A
Eriselda Sefa
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të rihapë...
Politike
21 Tetor 2025, 12:14
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka kërkuar që reforma zgjedhore të adreso...
Politike
21 Tetor 2025, 12:17
I.A
Takimi
TIRANË- Kandidati i pavaruar për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike. N&...
Politike
21 Tetor 2025, 11:42
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Gazeta britanike The Canary ka publikuar një artikull, ku nxjerrë në pah lidhjet midis politikanit To...