Politike

“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf, ju keni ardhur me viza dhe jeni askush", Rama mbron 'njerëzit e tij' nga Londra: Politikanët që i etiketojnë shqiptarët, ta mbyllin atë dreq goje

Gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House në Londër, Rama u shpreh vendin po përballet me shumë largime, por kjo e bën qeverinë të punoj më shumë për të përmirësuar cilësinë e jetës në vend.

21 Tetor 2025, 16:37 Nga E.d
“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf, ju keni ardhur me viza dhe jeni
Edi Rama

BRITANIA E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Londër se komuniteti i shqiptarëve po i jep mjaftueshëm Britanisë dhe se politikanët britanikë që e etiketojnë shqiptarët nuk duhet ta bëjnë më këtë. Gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House në Londër, Rama u shpreh se vendi po përballet me shumë largime, por kjo e bën qeverinë të punoj më shumë për të përmirësuar cilësinë e jetës në vend.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se kjo do të bëjë Shqipërinë të rrisë mundësinë për paga më të mira.

Rama: Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador, ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Varkat e vogla kanë sjell shumë njerëz me ambicie të mëdha dhe që kanë dashur të luftojnë dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Nuk e di nëse Andi ka ardhur me varkë apo me vizë, po nuk ka rëndësi.

Ajo që ka rendësi është që komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë, që politikanët britanikë që e etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje dhe të mos i përmendin për asgjë përveç se për gjëra shumë të mira. Po japin shumë, këtu, energji. Kushto që i prek, duhet ta mbylli atë dreq goje….

Nuk ka një çelës për ta kthyer mbrapsht situatën dhe nuk ka një shkop magjik për ta bërë Shqipërinë një vend ku mund te gjesh të njëjtat mundësi që gjen në Londër, Paris. Është proces, trajektore që e kanë përshkuar shumë vende. Përmirësohemi, ka më shumë njerëz që kthehen sot se sa 5 vite më parë, po sërish ka më shumë edhe njerëz që largohen, edhe kjo është e vërtet. Ndaj dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë, të përmirësojmë cilësinë e jetës në vend. Të rrisim mundësitë për paga më të mira./Dosja.al

edi rama angli komuniteti i shqiptarëve

Sondazh

Poll