Politike

"Ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë", Rama nga Londra: Europa po ‘bërtet’ me të madhe rëndësinë për të pasur pjesë të familjes Ballkanin Perëndimor

Gjatë fjalës së tij në në panelin e Chatham House, Rama tha se Evropa po punon fort për ta arritur këtë gjë.

21 Tetor 2025, 15:35 Nga E.d
"Ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë
Edi Rama

BRITANIA E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se Evropa po "bërtet" me të madhe rëndësinë për të pasur pjesë të familjes Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij në në panelin e Chatham House, Rama tha se Evropa po punon fort për ta arritur këtë gjë.

Kryeministri foli nga Londra për integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se Shqipëria ka vite që ndjek këtë rrugëtim, i cili ka si qëllim final anëtarësim e saj në BE.

“Qysh prej agresorit kundër Ukrainës, falë Vladimir Putin, Europa u zgjua me zhurmë, dhe jo vetëm po thotë sesa e rëndësishme është gjeopolitikisht për ta marrë ballkanin brenda, por po bën më të mirë të mundshme për ta shpejtuar një gjë të tillë. Ne aty ishim edhe më parë, punonim fort edhe më parë, përmbushnim kriteret për nisjen e negociatave edhe më parë, që u konfirmua tri herë më radhë nga KE po u refuzuam sepse fjalët dhe veprat ishin larg njëra tjetrës. Tashmë Europa është e tëra por për të arritur e këtë gjë dhe më së fundi do ta arrijmë këtë objektiv dhe më pas një jetë e re do të zërë fill, natyrisht me sfida të reja. Së paku do kemi tejkaluar këtë pengesë të jashtëzakonshëm mes nesh, sepse ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama londra be

Sondazh

Poll