Politike

"E kam ftuar, më ka premtuar që do vijë", Rama për Nigel Farage: Kërkoi datën 28 nëntor, i thash gjej datë tjetër se do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

Gjatë fjalimit të tij në panelit e Chatham House me temë  “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama tha me batutë se i kishte i kishte sygjeruar një ditë tjetër.

21 Tetor 2025, 16:44 Nga E.d
"E kam ftuar, më ka premtuar që do vijë", Rama për
Edi Rama

BRITANIA E MADHE- Kreu i qeverise Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se politikani Nigel Farage i kishte kërkuar datën 28 nëntor për të kryer një vizitë në Shqipëri. Gjatë fjalimit të tij në panelit e Chatham House me temë  “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama tha me batutë se i kishte i kishte sygjeruar një ditë tjetër.

Kjo pasi nëse Nigel Farage do të vinte atë ditë, do të duket shumë i vogël para heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

“Mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar, më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë, më kërkoi një datë që përkon një datë që përkon me ditën tonë të pavarësisë dhe i thash: Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër sepse në qoftë se vjen do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe dukesh shumë i vogël, kështu që do të vijë, mendoj që nuk na takon të vendosim se kush do të zgjidhet ose jo në Britani, por e kemi pare shpesh herë që puna e qeverisë është komplet ndryshe me poezinë kur je në opozitë, nuk shoh asnjë problem që të bashkëpunojmë me këdo, në fund besoj që Farage nuk është problemi, ai është thjeshtë një pasqyrë e problemeve, i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër”, u shpreh kryeministri./Dosja.al

edi rama nigel farage londra

Sondazh

Poll