Aktualitet

“Pamjet filmike nxorën zbuluar hetimet”/ Avokati Ulian Barjami ZBULON të vërtetën: Prokurori nuk dinte të lexonte, është për të ardhur keq! Më kërcënoi pasi…

I ftuar në emisionin Top Story, Barjami u shpreh se në ngjarjen e ndodhur të premten e kaluar, kishte për të mbrojtur disa persona për armë mbajtje pa leje.

20 Tetor 2025, 22:50 Nga M.L
“Pamjet filmike nxorën zbuluar hetimet”/ Avokati Ulian Barjami
Ulian Barjami, foto nga emisioni

TIRANA- Avokati Ulian Barjami reagoi për herë të parë publikisht pas arrestimit të tij, duke deklaruar se pretendimet ndaj tij për kërcënim ndaj një prokurori gjatë një seance gjyqësore janë të pavërteta dhe janë rrëzuar nga pamjet filmike. I ftuar në emisionin Top Story, Barjami u shpreh se në ngjarjen e ndodhur të premten e kaluar, kishte për të mbrojtur disa persona për armë mbajtje pa leje.

Sipas tij, në atë seancë prokurori nuk paraqiti fakte, por sajoi situatën, madje "nuk dinte as të lexonte", një fakt që ai e konsideroi 'për të ardhur keq'. Barjami shtoi se ka folur me qetësi dhe brenda kufijve ligjorë, ndërsa pretendon se ishte vetë prokurori ai që e kërcënoi dhe se gjyqtarja nuk arriti të menaxhonte situatën në sallë.

“Në fakt ishte një seancë masë sigurimi, që ndodh tre ditë pas arrestimit. Ishte një seancë maratonë. Konstatova që kishte mospërputhje të akteve. Asnjëri nga këto akte nuk përputhej me njëri tjetrin. I thash që kam nevojë që prokurori të konstatojë qëndrimin e tij, thash që dikush këtu gënjen, të qëllimshëm ose jo nuk e di. Pasi gjykata e konstatoi këtë fakt, prokurori sajoi më shumë se sa saktësoi. Prokurori mezi lexonte, është për të ardhur keq.

Unë kisha çështjen e kapjes së disa personave për armë mbajtje pa leje, personi që unë mbroja akuzohej për kundërshtim të policisë gjatë arrestimit. Kur u hapën pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit në sallë u konstatua ajo që thash unë, aty u provua një skandal, personi që unë mbroja nuk kishte kundërshtuar policinë. Ne konstatuam që nuk ka vepër penale nga personi që unë mbroja, por nga policia për procesverbalin që kishte mbajtur, por edhe prokurori. Hetimet vazhdojnë, ky është fillimi fare.

Prokurori reagon, unë kam folur qetësisht, nuk më rëndonin mua, fola ligjërisht për paligjshmërinë që ndodhi. Unë thash se pavarësisht vendimit të personit që mbroja unë do ta ndiqja çështjen. Prokurori reagoi keq, edhe gjyqtarja nuk e menaxhoi dot momentin dhe unë e pash. Prokurori kërcënoi aty, është vepër penale, nuk ka atribut të më arrestojë mua. Edhe kur u mbyll seanca, unë mbajta qëndrimin tim. Konkluzioni im ishte që u provua shkelja që unë konstatova.

Gjyqi ndodhi të premten, të shtunën më thirrën në komisariat. Nuk do bëja kallëzim edhe pse e thash këtë, sepse kam parimet e mia, që nuk do bëj kallëzim ndaj kolegëve dhe nuk do mbroj klientë që bëjnë krime ndaj të maturve. Si procedurë për mua është e paligjshme”, u shpreh avokati./ Dosja.al

ulian barjami

Sondazh

Poll