20 Tetor 2025, 20:20
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviç, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd. Pavkoviç, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.
Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë. Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviç u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët. Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd. Nga viti 2000 deri më 2002, Pavkoviç shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave.
Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë, ai ishte komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave. Në vitin 2009 u shpall fajtor në Hagë për të gjitha akuzat që e ngarkonin: dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova, në gjysmën e parë të vitit 1999.
Vendimi i shkallës së parë u konfirmua në vitin 2014. Në maj të vitit 2022, Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë e hodhi poshtë kërkesën e Pavkoviç për lirim të parakohshëm, për shkak të “peshës së madhe të krimeve të tij” dhe “mungesës së rehabilitimit”. Aktakuza kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë u ngrit në fund të vitit 2003, dhe në vitin 2005 ai u ekstradua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.
Së bashku me të u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë, Sreten Llukiq, dhe ish-zëvendëskryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq. Pavkoviç dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burg secili, ndërsa Ojdaniq dhe Llukiq me nga 15 vjet secili./REL
nebojsha pavkovic
Aktualitet
20 Tetor 2025, 20:11
E. D
pamjet
GREQI- Një video që regjistron sulmin e parë ndaj pronarit 68-vjeçar të kampingut në Foikounda, disa ditë para ...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 19:45
E. D
Hekuran Cumani
ITALI- Detaje të reja kanë dalë në diritë lidhur me vrasjen e shqiptarit, Hekuran Cumani në Itali. Bëhet ...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 18:22
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Avokati Ulian Bajrami, i cili u arrestua më 18 tetor pas një përplasjeje verbale me një prokuror në sall&e...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 18:18
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC- Një 49-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi një granatë e vjetër e cila ndodhej n&e...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 17:54
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Policia ka arrestuar një...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 17:35
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italian ka arrestuar një shqiptar, i cili po trafikonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Mediat i...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 17:14
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një automjet tip “Benz” ësht&e...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 17:06
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje t&e...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 16:32
E.d
Foto ilustruse
SARANDË- Policia ka arrestuar sot tre persona të cilët kishin kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Sarandës....
Aktualitet
20 Tetor 2025, 16:34
E. D
Ulian Barjami
TIRANË- Avokati Ulian Bajrami, i cili u arrestua më datë 18 tetor pas përplasjes me prokurorin në sall&eum...