Aktualitet

Hodhi benzinë në hyrjen e një biznesi dhe u kërkoi punonjësve të dilinin jashtë, arrestohet 49-vjeçari në Kukës

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi ka derdhur një sasi benzine para një biznesi dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.

20 Tetor 2025, 17:54 Nga E.d
Hodhi benzinë në hyrjen e një biznesi dhe u kërkoi
Foto ilustruse

KUKËS- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Policia ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi ka derdhur një sasi benzine para një biznesi dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.

Forcat blu kanë ndërhyrë menjherë për të shmangur incidente të tjera, të mundshme dhe kanë kapur autorin. I arrestuar është shoqëruar drejt ambjenteve të komisariatit dhe pritet të përballet me drejtësinë. Policia po heton më shumë mbui rastin dhe shkaqet që e çuan 49-vjeçarin të ndërmerte një veprim të tillë./Dosja.al

kukës 49-vjeçar benzinë

Sondazh

Poll