Aktualitet

U lirua sot me urdhër të Prokurorisë! Avokati Barjami: Tonet kërcënuese ishin nga ana e prokurorit, po mbroja klientin

Gjatë një interviste në emisionin Breaking në Top Channel, Barjami rrëfeu momentin kur u arrestua, duke theksuar se gjithçka ndodhi papritur.

20 Tetor 2025, 22:27 Nga M.L
U lirua sot me urdhër të Prokurorisë! Avokati Barjami: Tonet
Foto nga emisioni

TIRANA- Avokati Ulian Barjami deklaroi se hetimet ndaj tij janë ende në vijim nga Prokuroria e Elbasanit, por deri më tani ai nuk është njohur zyrtarisht me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Gjatë një interviste në emisionin Breaking në Top Channel, Barjami rrëfeu momentin kur u arrestua, duke theksuar se gjithçka ndodhi papritur.

Ai mohoi kategorikisht të ketë ushtruar ndonjë kërcënim ndaj një prokurori, duke nënvizuar se në çdo hap ka vepruar brenda kuadrit ligjor.

“Kam dijeni që do të vijojë procedimi. Nuk e di saktësisht, por do të vazhdojë. Nuk jemi njohur akoma me praktikimin që do të bëjë. Ka qenë oficeri i policisë gjyqësore që ka bërë ekzekutimin e vendimit. Tonet kërcënuese ishin nga ana e prokurorit. Çdo gjë ishte ligjore dhe veprimi që unë bëra ishte ligjore… kam qenë përfaqësues i njërit prej personave të arrestuar. Ka pasur diskutime e debate të ndryshme, ishin paraqitur fakte të pavërteta, kërkesa e paraqitur nga prokurori për vlerësim mase por dhe relatimi që bëri nuk përputheshin, por dhe gjykata e konstatuar këtë gjë. Nuk rezultonin 12 persona por pesë persona. Personat e tjerë kanë ardhur pasi u bë kontrolli. I mbrojturi prej meje nuk ishte në tavolinë, këtë e evidentoj para gjykatës”, u shpreh avokati./ Dosja.al

ulian barjami

Sondazh

Poll