Aktualitet

Shiste kokainë dhe ishte pa leje qëndrimi, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Pas kontrollit fizik, policia italiane i gjeti 25-vjeçarit shqiptarit 7 doza kokaine në pako të vulosura dhe gati për shitje dhe një telefon celular të cilin e kishte fshehur.

20 Tetor 2025, 17:35 Nga E.d
Shiste kokainë dhe ishte pa leje qëndrimi, arrestohet
Foto ilustruse

ITALI- Policia italian ka arrestuar një shqiptar, i cili po trafikonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Mediat italiane shkruajnë se ai u kap në flagrancë, ndërkohë që po shiste kokaine në parkingun e një supermarketi. Pas kontrollit fizik, policia italiane i gjeti 25-vjeçarit shqiptarit 7 doza kokaine në pako të vulosura dhe gati për shitje dhe një telefon celular të cilin e kishte fshehur. Policia sekuestroi sasinë e kokainës dhe telefonin në cilësin e provës materiale.

25-vjeçari shqiptar ishte pa leje qëndrimi në Itali, pa punë dhe po drejtonte një automjet të regjistruar në emër të një personi me precedent penal për krime të ngjashme. Ai është arrestuar nga autoritetet italiane, ndërsa Prokuroria vendosi dëbimin e tij drejt Shqipërisë, brenda 7 ditëve./Dosja.al

shqiptari ne itali kokainë 25-vjeçar

Sondazh

Poll