20 Tetor 2025, 17:39
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjuha e urrejtjes, cenimi i dinjitetit dhe përmbajtjet me ndjeshmëri të lartë kanë dominuar shqetësimet e ngritura gjatë raportimit vjetor të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Në seancën e raportimit, kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, informoi komisionin mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024, duke vënë theksin te lufta ndaj përmbajtjeve të dëmshme në rrjetet sociale.
Në kuadër të marrëveshjes me platformën TikTok, Krasniqi bëri me dije se në periudhën gusht–dhjetor 2024: 286 video janë fshirë nga platforma, 110 raste kishin të bënin me ekspozimin e fëmijëve, 107 video promovonin dhunë, 193 profile janë mbyllur. Nga ana tjetër, opozita ngriti pyetje dhe shqetësime mbi: Pavarësinë e AMA nga ndikimi politik, Shpërndarjen e reklamave publike, Fenomenin e piraterisë, Pronësinë e mediave audiovizive.
Përballë këtyre pyetjeve, Krasniqi u shpreh se AMA është duke finalizuar një paketë me propozime ligjore, e cila do t’i dërgohet Kuvendit së shpejti, me qëllim forcimin e kuadrit ligjor ndaj piraterisë dhe mbrojtjes së përmbajtjes audiovizive shqiptare.
Deputete Kiduina Zaka: Ne deputetet e reja, kemi qenë pre e sulmeve.
Mirela Oktrova, AMA: Ne kemi objekt atë që bën media vetë. Jo kur është live.
Sara Mila: Kam qenë viktimë e bullizimit publik. Transmetuesit duhet të mos e lejojnë.
Armela Krasniqi: I ftuari mund të çmendet, se live çfarë nuk ndodh, por ai moderator ka përgjegjësinë editoriale, distancohet, nëse ai e dënon atë ç’ka ka ndodhur, i tregon derën.
Jorida Tabaku: Si u publikuan pamjet e vrasjes së Martin Canit?
Armela Krasniqi: Sapo u transmetua, ne kemi ndërhyrë në mënyrë inteaktive, bënë të mundur heqjen nga të gjitha mediat brenda ditës të asaj video.
Jorida Tabaku: Babai i Martinit më shkruan se nuk është e vërtetë që është hequr video.
Armela Krasniqi: Të gjitha edicionet janë në AMA dhe mund t’ia bëjmë të qarta babait të Martinit. Atë natë ishin planifikuar emisionet dhe emsionet nuk e dhanë. Kemi ndërhyrë personalsith duke i marrë mediat një nga një se koha nuk priste.
Armela Krasniqi: Funksionon tërësisht në mënyrë të pavarur. Asnjë nga 500 vendimet asnjë zero, nuk është atakuar si i ndikuar politikisht
Armela Krasniqi: Ligji na thotë duhet të masni vetëm volumin e reklamës pa e ndarë nëse është publike apo private. E thotë ligji që gjoba nuk duhet të jetë fryma e e rregullatorit. Ligji na thotë gjithnjë do të shkoni me dy tërheqje vëmendje pastaj me gjobë.
armela krasniqi autoriteti i mediave audiovizive
Politike
20 Tetor 2025, 17:32
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Anëtari i Këshillit, Vatë Staka është ndalur te problematika e dosjeve stok dhe mungesat në sistemin ...
Politike
20 Tetor 2025, 17:21
M.L
Mirela Bogdani
TIRANA- Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani, gjatë raportimit vjetor në Kuvend Mirela Bogdani, u pyet nga deputetët edhe për...
Politike
20 Tetor 2025, 17:02
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, kryetarja e Këshillit të Lartë të P...
Politike
20 Tetor 2025, 16:35
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nën drejtimin e Mirela Bogdanit, ka zhvilluar sot raportimin vjetor pë...
Politike
20 Tetor 2025, 16:21
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani po raporton sot para Komisionit të Ligjeve. Teksa është pyetur nga deputeti dem...
Politike
20 Tetor 2025, 15:55
I.A
Foto Ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriu ka përfunduar dhe rezultatet se si jan...
Politike
20 Tetor 2025, 15:55
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Vende të reja mund të bashkohen me Bashkimin Evropian pa të drejta të plota vote, një veprim që mund...
Politike
20 Tetor 2025, 15:54
M.L
Foto ilustruese
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar se Këshilli Bashkiak i Lushnjës ka turpëruar q...
Politike
20 Tetor 2025, 15:16
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë ...
Politike
20 Tetor 2025, 15:02
I.A
Gianni Buquicchio
TIRANË- Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka rikujtuar kontributin e institucionit në procese...