Politike

“Ju nuk keni as prokurorë të zëvendësojnë gratë kur ikin me leje lindje”, kryetarja e KLP i përgjigjet Korreshit: Agjenda është e ngarkuar, nuk analizojmë dot...

Korreshi kërkoi sqarime mbi masat që po merren për të përballuar numrin në rritje të çështjeve të pashqyrtuara, si dhe për mënyrën se si po trajtohen mangësitë në trupën gjyqësore, përfshirë vakancat apo mungesën e specializimit në disa juridiksione.

20 Tetor 2025, 17:02 Nga M.L
“Ju nuk keni as prokurorë të zëvendësojnë
Foto ilustruese

TIRANAGjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, është përballur me pyetje nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, lidhur me stokun e dosjeve dhe situatën e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë.

Korreshi kërkoi sqarime mbi masat që po merren për të përballuar numrin në rritje të çështjeve të pashqyrtuara, si dhe për mënyrën se si po trajtohen mangësitë në trupën gjyqësore, përfshirë vakancat apo mungesën e specializimit në disa juridiksione.

Korreshi ka ngritur shqetësimin se nuk ka mjaftueshëm prokurorë në raport me numrin e dosjeve që janë në stok.

“Agjenda e Këshillit është e ngarkuar, nuk i shtojmë dot kolegjialitetin, nuk e komplikojmë dot takimin me shumë anëtar.Komplikohet. Këshilli për shkak të ngarkesës dhe sfidave nuk ka bërë dot analizë të problematikave të veta të funksionimit.  Dokumenti që erdhi për rishikimin e hartës gjyqësore nuk është shmangur.

Shumë shpejt mund të organizohemi bashkë me KLGJ që të diskutojmë çështjen e stokut. Të flasim dhe pastaj të vendosim për ndryshim. Ne merremi me statusin, pavarësinë dhe disiplinimin e prokurorëve. Ne vlerësojmë performancën etike dhe profesionale. Ky është i vetmi moment që mund të ndërhyjmë”, iu përgjigj kryetarja./ Dosja.al

mirela bogdani saimir korreshi

Sondazh

Poll