Politike

Kodi i ri Penal, kryetarja Bogdani te 'Ligjet': KLP s’mund të ketë qëndrim pa analizuar draftin! Për sigurinë në prokuroritë e vendit nuk kemi kompetenca

Në përgjigje, Bogdani tha se KLP ende nuk ka një qëndrim të formuluar zyrtarisht, për shkak të mungesës së kapaciteteve infrastrukturore dhe teknike për të analizuar në mënyrë të thelluar propozimet e përfshira në draft.

20 Tetor 2025, 17:21 Nga M.L
Kodi i ri Penal, kryetarja Bogdani te 'Ligjet': KLP s’mund
Mirela Bogdani

TIRANA- Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani, gjatë raportimit vjetor në Kuvend Mirela Bogdani, u pyet nga deputetët edhe për qëndrimin e institucionit që ajo drejton lidhur me draftin e ri të Kodit Penal. Në përgjigje, Bogdani tha se KLP ende nuk ka një qëndrim të formuluar zyrtarisht, për shkak të mungesës së kapaciteteve infrastrukturore dhe teknike për të analizuar në mënyrë të thelluar propozimet e përfshira në draft.

“Ky ka qenë një proces tërësisht i iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Kemi pritur të kemi një material të cilin mund ta gjykojmë. Kemi pasur një diskutim informal për qëndrimin që ne si Këshill mund të mbajmë, për qasjen pro apo kundër kodit apo seksioneve të veçanta të tij, sepse duhet një punë e jashtëzakonshme për të analizuar të gjitha ato nene, për të parë direktivat e Bashkimit Europian dhe se si përjashtohen. Kërkon një ekspertizë të gjerë në kohë dhe burime njerëzore që Këshilli për momentin nuk i ka. Ka nevojë për një vlerësim dhe vendimmarrje për t’u analizuar në detaje”, tha Bogdani./ Dosja.al

mirela bogdani

Sondazh

Poll