Politike

Stoku i dosjeve/ Staka te 'Ligjet': Duhet të rritet numri i prokurorëve! Kryetarja Bogdani: I kemi kërkuar BE-së një studim

I pyetur për çështjen, Staka tha se një nga arsyet kryesore të vonesave në shqyrtimin e çështjeve është numri i pamjaftueshëm i prokurorëve në detyrë.

20 Tetor 2025, 17:32 Nga M.L
Stoku i dosjeve/ Staka te 'Ligjet': Duhet të rritet numri i
Foto ilustruese

TIRANA- Anëtari i Këshillit, Vatë Staka është ndalur te problematika e dosjeve stok dhe mungesat në sistemin e prokurorisë gjatë raportimit vjetor të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) në Kuvend. I pyetur për çështjen, Staka tha se një nga arsyet kryesore të vonesave në shqyrtimin e çështjeve është numri i pamjaftueshëm i prokurorëve në detyrë.

“Lidhur me numrin e prokurorëve. Pavarësisht se është Prokurori i Përgjithshëm që i drejtohet Kuvendit, KLP ka një bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, është kompetencë e Kuvendit. Në reformën e re, 22 prokurorë, nuk e ushtrojnë ndjekjen detyrën për ndjekjen penale se janë në pozicione të tjera. 60 janë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Tre jemi këtu, dhe tre janë në zyrë, dhe 5 prokurorë janë këshilltarë në KLP, bëjnë 11. Ka disa prokurorë pranë ILD, prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Këta janë llogaritur si prokuror, por në fakt nuk e ushtrojnë detyrën në organet e drejtësisë. Një nga kërkesat tona është që duhet të rritet numri i prokurorëve nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ne nuk kemi gjë në dorë", tha Staka.

Ndërsa kryetarja e KLP-së  Mirela Bogdani tha se i kanë kërkuar në mënyrë informale BE-së një studim për numrin e prokurorëve.

“Kemi kërkuar dërguar në mënyrë informale, por edhe nga delegacioni i BE-së, që të bëjnë një përllogaritje, sa është numri i banorëve për numër popullsie. Kjo është diçka që nuk e bën vetë Këshilli, pasi mund ta bëjmë, por mund të çedojmë në cilësi. Kështu që po presim për një lloj ekspertize që ta adresojmë njëherë e mirë”, tha Bogdani./ Dosja.al

klp

Sondazh

Poll