Politike

"Dikur qendër internimesh politike", Erald Kapri shpërthen ndaj Këshillit Bashiak Lushnje: Turpëruat qytetin duke i dhënë çmimin "Qytetar Nderi" Gjergj Velos

Sipas tij, gjëja që e bën edhe më të rëndë si fakt, është se ky çmim iu dha me një ceremoni zyrtare, në prani të kryetares së bashkisë dhe disa deputetëve duke e cilësuar më tej si fyerje ndaj qindra familjeve të internuara. 

20 Tetor 2025, 15:54 Nga M.L
"Dikur qendër internimesh politike", Erald Kapri shpërthen
Foto ilustruese

LUSHNJE- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar se Këshilli Bashkiak i Lushnjës ka turpëruar qytetin duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” Gjergj Velos. Me anë të një postimi të ndarë në rrjetet e tij sociale, Kapri tha se Velo firmoste internimet famëkeqe në Grabian dhe zonat e tjera të Lushnjes. Sipas tij, gjëja që e bën edhe më të rëndë si fakt, është se ky çmim iu dha me një ceremoni zyrtare, në prani të kryetares së bashkisë dhe disa deputetëve duke e cilësuar më tej si fyerje ndaj qindra familjeve të internuara. 

"Këshilli Bashkiak i Lushnjës ka turpëruar qytetin duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” Gjergj Velos, njeriut që si kryetar i Komitetit Ekzekutiv firmoste internimet famëkeqe në Grabian dhe zonat e tjera të Lushnjes. Edhe më e rëndë është që ky nderim iu dha me ceremoni zyrtare, në prani të kryetares së bashkisë dhe disa deputetëve. Një fyerje e hapur ndaj kujtimit të qindra familjeve të internuara. Një glorifikim i autorëve të krimit, vetëm pak ditë pas ndjesës që Kuvendi kërkoi për Enver Hoxhën. Ky vendim duhet të tërhiqet menjëherë! Qyteti i vuajtjes dhe i rezistencës nuk mund të nderojë persekutorët e vet," tha deputeti Kapri.

erald kapri

Sondazh

Poll