Politike

"Rregullat e lojës s'mund të ndryshohen"/ Gianni Buquicchio: Komisioni i Venecias në dispozicionin tuaj për Zgjedhoren

Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike.

20 Tetor 2025, 15:02 Nga I.A
"Rregullat e lojës s'mund të ndryshohen"/ Gianni
Gianni Buquicchio

TIRANË- Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka rikujtuar kontributin e institucionit në proceset zgjedhore në Shqipëri. Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar ngushtësisht me të.

Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike. Buquicchio theksoi se çdo ndryshim duhet të bazohet në zbatimin e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare.

"Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qene objekt bashkëpunimi më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e 1997. Në vitet e ardhshme zhvilluam diskutuam me palët e ndryshme për të gjetur zgjidhje të përhershme. Që atëherë ne ndërhymë dhe dhamë  mendime për një numër reformash zgjedhore. Nuk duhet të harrojmë, si për kushtetutën kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtareve apo disa prej tyre. Nëse parashikohen ndryshime duhet të përqëndrohen në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare. Do të përmendja edhe komisionin e ri ndërparlamentar që do të shqyrtojë këtë temë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe ne jemi në dispozicionin tuaj," tha Buquicchio./Dosja.al

gianni buquicchio

Sondazh

Poll