Politike

"Meriton një monument"/ Rama batuta me ish-kryetarin e Komisionit të Venecias: Do durim kur ke të bësh me shqiptarët

Ndërkohë që me batutë, Rama shtoi se duhet durim kur ke të bësh me shqiptarët.

20 Tetor 2025, 14:42 Nga I.A
"Meriton një monument"/ Rama batuta me ish-kryetarin e Komisionit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta në lidhje me ish-kryetarin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio. Gjatë fjalës së tij në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama theksoi se për durimin e treguar Buquicchio meriton një monument. Ndërkohë që me batutë, Rama shtoi se duhet durim kur ke të bësh me shqiptarët.

"E kam të pamundur të mos e mbyll me një falënderim për Gianni Buquicchio për durimin që ka pasur. Durim që merr tipar heroik, po të mendosh që Gianni është italian dhe që tregon sa nevoje ka për durim kur ke të bësh me ne shqiptarët edhe pse mund të jesh italian që nuk je pjese e një kombi që nuk shquhet për virtytin e durimit. Për të gjitha atë durim dhe përpjekje për të lundruar në dallgët e politikës shqiptare dhe për të gjetur pikën e ekuilibrit mes shumë ekstremeve që të është dashur të ballafaqohesh, unë të jam shumë mirënjohës. Nuk ka pikë dyshimi që nëse Shqipëria nuk do të dedikojë një monument dhe më mirë mos ta dedikojë se ne me monumentet kemi një raport jo shumë afat gjatë, ti meriton një monument në kujtesën e atyre që kanë punuar ne komisionin e Venecias," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll