Bota

Zgjedhjet lokale në RMV! Këta janë FITUESIT në komunat shqiptare, koalicioni VLEN dominon bindshëm

Fitore të qarta në raundin e parë kanë shpallur kandidatët e koalicionit VLEN, si Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë dhe Muhamed Elmazi në Saraj.

19 Tetor 2025, 22:58 Nga M.L
Zgjedhjet lokale në RMV! Këta janë FITUESIT në komunat
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka numëruar shumicën e votave në komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke nxjerrë në pah fitore të disa kandidatëve që shkojnë direkt në krye, ndërsa në disa komuna pritet balotazhi. Fitore të qarta në raundin e parë kanë shpallur kandidatët e koalicionit VLEN, si Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë dhe Muhamed Elmazi në Saraj.

Nga ana tjetër, koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI ka fituar pa balotazh në komunat Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë. Rezultatet kryesore nga komunat shqiptare janë si më poshtë:

Tetovë: Bilall Kasami (VLEN) prin dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin (AKI).

Haraçinë: Fiton Daut Beqiri (VLEN).

Bogovinë: Fiton Feti Abazi (VLEN).

Bërvenicë: Haqim Ramadani (VLEN) prin dhe shkon në rreth të dytë me Jovica Ilievskin (OBRM-PDUKM).

Vrapçisht: Zgjedhjet dështojnë për shkak të mosarritjes së kuorumit.

Gostivar: Fiton Valbon Limani (AKI).

Dibër: Prin Fisnik Mela (VLEN).

Zhelinë: Fiton Blerim Sejdiu (VLEN).

Kërçovë: Aleksandar Jovanovski (OBRM-PDUKM) prin dhe shkon në balotazh me Fatmir Deharin (AKI).

Likovë: Fiton Erkan Arifi (AKI).

Saraj: Prin Muhamed Elmazi (VLEN).

Strugë: Mendi Qyra prin dhe shkon në balotazh me Arsim Dalipin (AKI).

Studeniçan: Azem Sadiku, kandidat i pavarur, prin dhe shkon në balotazh me Ejup Abazin (BDI).

Tearcë: Fiton Daut Memishi (VLEN).

Çair: Fiton Izet Mexhiti (VLEN).

Këto janë rezultatet e para nga KSHZ dhe ato të publikuara nga partitë dhe koalicionet përkatëse. Numërimi i votave vijon dhe priten konfirmime përfundimtare./ Dosja.al

zgjedhjet ne mqaedoni

Sondazh

Poll