Bota

“SHKRUHET HISTORIA!”/ Zgjedhjet lokale në RMV, zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar në Çashkë

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, gjatë një konference për media, ku theksoi rëndësinë e këtij rezultati për përfaqësimin shqiptar në këtë komunë.

19 Tetor 2025, 21:47 Nga M.L
“SHKRUHET HISTORIA!”/ Zgjedhjet lokale në RMV, zgjidhet
Arbër Ademi

MAQEDONI E VERIUT- Një zhvillim historik ka ndodhur në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, ku për herë të parë në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, gjatë një konference për media, ku theksoi rëndësinë e këtij rezultati për përfaqësimin shqiptar në këtë komunë.

“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës. Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.

Ademi shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.

“Edhe në tre Komuna ët tjera, në Gostivar pa balotazh që në raundin e parë. Që sonte kryetar i Gostivarit është zoti Valbon Limani. Në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-së”, tha Arbër Ademi./ Dosja.al

arbër ademi

Sondazh

Poll