Bota

Rezultatet e para nga zgjedhjet e RMV! Koalicioni shqiptar VLEN fiton në 9 komuna, ja si renditen subjektet e tjera politike

Sipas këtyre rezultateve të pjesshme, OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE) është në avantazh të dukshëm, duke kryesuar në 51 komuna.

19 Tetor 2025, 22:03 Nga M.L
Rezultatet e para nga zgjedhjet e RMV! Koalicioni shqiptar VLEN fiton në 9
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet fillestare jozyrtare për zgjedhjet lokale, pasi janë numëruar 25.82% e votave për kryetarë komunash. Sipas këtyre rezultateve të pjesshme, OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE) është në avantazh të dukshëm, duke kryesuar në 51 komuna.

Ndërkohë, renditja për subjektet e tjera politike është si më poshtë:

-Koalicioni shqiptar VLEN – kryeson në 9 komuna
-Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI – kryeson në 7 komuna
-LSDM dhe aleatët – kryesojnë në 7 komuna
-Partia Demokratike e turqve – kryeson në 1 komunë

Për Bashkinë e Shkupit dhe disa komuna të tjera, ende nuk ka rezultate të disponueshme.

 

zgjedhjet ne maqedoni

Sondazh

Poll