Bota

Nuk ishte vjedhja e parë e Muzeut të Luvrit! 47 vjet më vonë, shpata e Charles X nuk është gjetur ende. Ja si u grabit 'Mona Lisa' në 2011

Shpata ushtarake e Charles X të Francës nga Shtëpia e Burbonëve u vodh gjatë “një grabitjeje të armatosur në muzeun e Luvrit natën e 16 dhjetorit 1976”, thotë muzeu në faqen e tij të internetit. Dhe shpata e famshme është ende në kërkim deri më sot, sipas Le Parisien.

19 Tetor 2025, 22:48 Nga M.L
Nuk ishte vjedhja e parë e Muzeut të Luvrit! 47 vjet më
Foto ilustruese

PARIS- Një “skuadër vrasësish” me katër persona është në kërkim pasi kreu një vjedhje spektakolare të xhevahireve historike në muzeun e Luvrit. Autorët hynë në Sallën Apollo, thyen vitrinat e xhamit dhe rrëmbyen objekte me vlerë të jashtëzakonshme. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kjo sallë e veçantë është grabitur.

Shpata ushtarake e Charles X të Francës nga Shtëpia e Burbonëve u vodh gjatë “një grabitjeje të armatosur në muzeun e Luvrit natën e 16 dhjetorit 1976”, thotë muzeu në faqen e tij të internetit. Dhe shpata e famshme është ende në kërkim deri më sot, sipas Le Parisien.

Shpata u prodhua për Luigjin XVIII të Francës dhe u përdor në kurorëzimin e Karlit X në vitin 1824. Sipas faqes së internetit të muzeut, ajo u shndërrua më pas në një teh dhe këllëf për t'u përdorur nga Napoleoni III (Bonaparti) për dasmën e tij në Notre Dame në vitin 1853. Shpata iu dha Luvrit pas shitjes së diamanteve të kurorës në vitin 1887.

Vjedhjet e Luvrit 

Vjedhjet nga Luvri janë të rralla, falë masave të rrepta të sigurisë, por ato kanë ndodhur, më e famshmja në vitin 1911, kur u vodh kryevepra e Leonardo da Vinçit, Mona Lisa.

Poeti Guillaume Apollinaire dhe piktori Pablo Picasso u morën në pyetje nga policia. Megjithatë, fajtori doli të ishte një italian i cili donte që piktura të kthehej në Itali. Ajo u gjet tre vjet më vonë në Firence dhe u kthye në Paris. Në atë kohë, piktura nuk ishte aq e famshme sa është tani. Gjithashtu në vitin 1983, disa armatura të shekullit të 16-të u zhdukën dhe nuk u rizbuluan deri në vitin 2011.

Kohët e fundit, një pikturë e piktores së shekullit të 19-të, Camille Corot, u vodh në vitin 1998. Piktura "Le Chemin de Sèvres. Vue de Paris" thjesht u hoq nga muri pa e parë askush. Vjedhja çoi në një rregullim të madh sigurie. Deri më tani nuk është gjetur.

grabitja e muzeut te luvrit

Sondazh

Poll