Bota

Nga Dibra e Madhe në Gostivar/ Rezultatet e zgjedhjeve në RMV, garë e fortë në Komunat kryesore, dominon koalicioni shqiptar VLEN (PËRMBLEDHJE)

Edhe pse përqindjet e votave të numëruara janë ende të ulëta në disa prej tyre, diferencat mes kandidatëve janë të dukshme dhe parashikojnë fituesin.

19 Tetor 2025, 22:24 Nga M.L
Nga Dibra e Madhe në Gostivar/ Rezultatet e zgjedhjeve në RMV,
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para nga disa komuna ku gara për kryetarë komunash po zhvillohet intensivisht. Edhe pse përqindjet e votave të numëruara janë ende të ulëta në disa prej tyre, diferencat mes kandidatëve janë të dukshme dhe parashikojnë fituesin. Më poshtë vijojnë disa nga rezultatet kryesore nga komunat ku procesi ka nisur të marrë formë:

-Dibra (22.75% vota të numëruara):

1. Fisnik Mela (VLEN): 623 vota

2.Ramadan Imeri (i pavarur): 539 vota

3.Ilirian Fetahu (AKI): 364 vota

Kërçova (17.42% vota të numëruara):

1. Aleksandar Jovanovski (OBRM-PDUKM): 2,636 vota

2. Fatmir Dehari (AKI): 865 vota

3. Fatmir Limani (VLEN): 672 vota

4. Shkodran Alili (i pavarur): 614 vota

Çairi (6.89% vota të numëruara):

1.Izet Mexhiti (VLEN): 1,036 vota (54.70%)

2.Bujar Osmani (AKI): 549 vota (28.99%)

Gostivari (64.24% vota të numëruara):

1.Valbon Limani (AKI): 9,899 vota

2.Sebaedin Dauti (VLEN): 2,627 vota

3.Darko Grujoski (LSDM): 2,043 vota

4.Visar Ademi (i pavarur): 868 vota

Komuna e Haraçinës:

1. Daut Beqiri (VLEN): 1.239 vota

2.Skender Isufi (AKI): 1.223 vota

3.Fekri Bakiu: 1 votë

Komuna e Zhelinës:

1. Blerim Sejdiu (VLEN): 1.513 vota

2.Emir Sulejmani (AKI): 1.366 vota

Komuna e Bërvenicës (73% e vota të numëruara):

1.Enver Pajaziti nga AKI: 995 vota

2.Svetlana Mitreska - Anxhelkoska: 145 vota

3.Haqim Ramadani: 1.775 vota

4.Jovica Ilievski: 1.260./ Dosja.al

zgjedhjet lokale ne maqedoni

Sondazh

Poll