Bota

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja e qytetarëve shkon në 39% deri në orën 17:00

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 39% të trupës zgjedhore.

19 Tetor 2025, 19:02 Nga M.L
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet procesi i votimit,
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet këtë të diel raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët votojnë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në 80 komuna, si dhe në Shkupin metropolitan (81 njësi në total). Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 39% të trupës zgjedhore.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00, pas së cilës do të nisë numërimi i votave në qendrat e votimit./ Dosja.al

zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll