19 Tetor 2025, 17:02
Nga M.L
Foto ilustruese
VLORË- Dhoma e Avokatisë në Vlorë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një debati me tone të ashpra dhe kërcënuese me një prokuror, gjatë ushtrimit të detyrës. Në deklaratën publike, Dhoma e Avokatisë Vlorë thekson se arrestimi i një avokati në këto rrethana ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e rolit të mbrojtësit në procesin penal dhe sipas saj, duhet që të nis menjëherë një hetim.
E PLOTË:
Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për arrestimin e avokatit Ulian Barjami, një ngjarje që nuk mund të konsiderohet thjesht një veprim ligjor, por një sulmi i hapur ndaj pavarësisë së avokatëve dhe drejtësisë në Shqipëri.
Ky arrestim ngre dyshime të forta për përdorimin e mekanizmave shtetërorë për të intimiduar profesionin e avokatit dhe për të dërguar një mesazh të qartë ndaj çdo avokati që guxon të mbrojë klientët e tij me rigorozitet dhe pavarësi. Avokati nuk është një qytetar i zakonshëm; ai është garant i drejtësisë dhe mbrojtjes ligjore të qytetarëve, dhe sulmet ndaj tij janë sulme ndaj vetë shtetit të së drejtës.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon me urgjencë: 1. Hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm, larg çdo ndikimi politik apo administrativ.
2. Respektim të plotë të të drejtave të avokatit, siç garantohen nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare.
3. Sigurimin që asnjë presion, kërcënim apo manipulim nuk do të cenojë pavarësinë e profesionit të avokatit dhe të drejtën e qytetarëve për mbrojtje ligjore.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë bën thirrje të fuqishme: çdo tentativë për të frikësuar avokatët është sulm direkt ndaj drejtësisë dhe demokracisë. Ne, do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe do të denoncojmë çdo tentativë të shtetit për të cenuar pavarësinë e profesionit./ Dosja.al
dhoma e avokatisë në vlorë ulian barjami
Aktualitet
19 Tetor 2025, 16:16
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Dëshmitë e dy të rinjve 22-vjeçarë të akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbr&eu...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 15:56
M.L
Dhoma e avokatisë, foto ilustruese
TIRANA- Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan ka shkaktuar një valë reagimesh të f...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 15:53
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Vajza 6-vjeçare, e lënduar rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq, &eum...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 15:34
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Vijon hetimi për zbardhjen e plotë të vrasjes së Hekuran Cumanit, një 23-vjeçar me origjinë shq...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 15:22
M.L
Fqinja në Maliq
KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin këtë të dielë, ku nj&eum...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 15:16
M.L
Foto nga vendngjarja
KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e së dielës, ku një ...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 15:02
M.L
Fqinji
KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së dielës në qytetin e Maliqi...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 14:52
M.L
Foto nga vendngjarja
KORÇË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Maliq të Korç&eum...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 14:43
E.d
KORÇË- I mituri 14-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Pas nënës, e cila humbi jetën pak minu...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 14:33
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Dy fëmijët e mitur, banesa e të cilëve u përfshi nga flakët ndodhen në gjendje të...