Aktualitet

TRAGJEDIA në Maliq! Kush janë viktimat e zjarrit, nëna dhe djali që ndërruan jetë nga asfiksimi, vajza e mitur në luftë me jetën

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3 të qytetit. Mes viktimave janë Merjeme Azisllari dhe Luka Azisllari. Kurse vajza Nefeli Azisllari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

19 Tetor 2025, 14:52 Nga M.L
TRAGJEDIA në Maliq! Kush janë viktimat e zjarrit, nëna dhe djali
Foto nga vendngjarja

KORÇË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Maliq të Korçës, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3 të qytetit. Mes viktimave janë Merjeme Azisllari dhe Luka Azisllari. Kurse vajza Nefeli Azisllari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht u raportua se në banesë ndodheshin tre persona, nëna Merjeme Azizllari dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët u nxorën në gjendje të rënduar për shkak të asfiksisë dhe djegieve. Fatkeqësisht, 37-vjeçarja ndërroi jetë brenda në banesë si pasojë e asfiksisë, ndërsa djali i saj humbi jetën më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Fëmija tjetër, vajza 6 vjeçare, ndodhet aktualisht në gjendje kritike në spital dhe po merr trajtim mjekësor intensiv./ Dosja.al

zjarr ne maliq korce

Sondazh

Poll